Sezoni më i mirë i Ibrahimoviçit

Ylli suedez ishte në dyshim për paraqitje për shkak të një dëmtimi në shpinë, por ai u paraqit për mrekulli dhe i vetëm ua siguroi fitoren Rossonerëve.
“Kam pasur problem në shpinë, por adrenalina në fushë më udhëheq përpara. Gjithçka shkoi mirë. Mendoj se ky është sezoni im më i mirë në karrierë. Forma ime në ligë ka qenë më tepër se perfekte. Ndihem mirë fizikisht, edhe pse kam luajtur pothuajse në të gjitha ndeshjet. Është normale të ndjej lodhje, por ndihem mirë”, deklaroi ai pas takimit.
Ibrahimoviç u mor edhe me problemin kryesor të skuadrës këtë sezon, lëndimet.
“Më vjen keq për Thiago Silvën, të shpresojmë që mos të jetë dëmtim i rëndë siç duket. Të gjitha këto lëndime nuk janë të mira. Duhet të bëhet diçka që kjo të marrë fund”, përfundoi ai. Milani tashmë një kohë të gjatë nuk është duke llogaritur në futbollistë të rëndësishëm për shkak të lëndimeve.