France Montpelje ne krye
Montpelje u ngjit përkohësisht në krye të Ligës së Parë franceze, pas fitores 1-0 që arritën në shtëpi përballë Seint Etienit, falë një rrjetë të shkëlqyer të Oliver Zhiru në minutën e fundit të ndeshjes.
Goli i realizuar pas një goditje fluturimthi të sulmuesit nga jashtë zonës në minutën e 89-të e ngriti Montpeljenë në kuotën e 60 pikëve pas 29 ndeshjeve, një më tepër se Paris Seint Zhermen, që do të luajë sot në mbrëmje përballë Bordosë.
Montpelje dominoi pjesën më të madhe të fraksionit të dytë të lojës, megjithatë skuadra e drejtuar nga tekniku Rene Zhirard nuk arriti të shënonte deri në sekondat e fundit të sfidës.
Kjo pavarësisht faktit se Seint Etieni mbeti në inferioritet numeric, pas kartonit të kuq të Zhan Paskal Minjo, që në minutën e 77-të u largua nga fusha pas një ndërhyrje të parregullt jashtë zonës.
Megjithatë, Zhiru u shndërrua në yllin e mbrëmjes, ku me golin e realizuar pas goditjes mjaft të bukur me të majtën, ai i dha tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij, që vazhdon të ëndërrojë titullin e parë kampion në Ligën e parë franceze.