E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni turistik hap edhe dyert e Orikut të lashtë

Orikumi ka zgjedhur një vend të veçantë për të shpallur hapjen e sezonit turistik. Ka qenë pikërisht qyteti i vjetër i Orikut që ka hapur në të paktat herë dyert për këtë sezon, duke përcjellë atmosferë tepër festive. Të pranishëm në ditën që ka zyrtarizuar fillimin e sezonit kanë qenë edhe ministrat Jemin Gjana e Lufter Xhuveli, të ftuar kryetari i qarkut Agron Sharra, ndërsa pjesë e financimit, Oksfam e Auleda. Kryebashkiaku i Orikumit, Kanan Braho, teksa ka uruar për një sezon të mbarë, është ndalur në investimet, duke e parë këtë si një nga zërat më të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit. Hapja e dyerve të Orikut, sipas tij, është një domosdoshmëri e zhvillimit turistik të zonës. Edhe ministri Gjana ka mbështetur hapjen e kësaj pike, për të mos ardhur më me leje. Urimi për një sezon të mbarë është përcjellë edhe nga ministri Gjana, kreu i qarkut Sharra e të tjerë të ftuar në këtë ceremoni. Në ambientet e qytetit të lashtë janë dhënë dje shfaqje artistike, ndërsa është organizuar edhe një panair, ku bizneset vendase kanë reklamuar prodhimet dhe shërbimet e tyre.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›