Situata në miniera, Haxhinasto: Riaktivizim të task-forcave për licensat

Sektori minerar vendoset sërisht nën kontroll të rreptë. Nisur prej problematikave të hasura kohët e fundit në minierat e vendit, Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Edmond Haxhinasto urdhëroi riaktivizimin e task-forcës për rishikimin e lejeve dhe licencave.
Kjo deklaratë e kreut të METE u bë në një takim me perfaqesues nga disa Prefektura te vendit, perfaqesues të AKBN, RISHM, Drejtorisë së Pergjithshme të Policise, si dhe perfaqesues nga sektori privat ne kete industri, ku urdheroi riaktivizimin e task-forcave në të gjitha qarqet ku ushtrohet sektori minerar për monitorimin e rrepte ndaj cdo operatori sa i përket, lejes për ushtrim aktiviteti, sigurisë dhe standardeve të kushteve të punës si dhe ruajtjen e standardit mjedisor.
Lidhur me masat e mësipërme Ministri Haxhinasto shprehu domosdoshmërinë e kordinimit dhe bashkëpunimit të gjitha institucioneve për rritjen e efikasitetit të punës dhe relizimin e një standardi të ri në këtë sektor, siç e cilësoi, ndër më të rëndësishmit në vend. Po kështu Haxhinasto tha se do të vëzhgohen në mënyrë të prerë edhe investimet e bëra nga operatorët, për rritjen e kapaciteteve me qëllim rritjen e prodhimit.
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto më tej ka bërë dhe një panoramë të ecurisë së sektorit minerar gjatë 2011, ku ka numëruar 7.8 milionë ton prodhim dhe rreth 340 milionë euro fitime nga eksporti. Duke vlerësuar dhe interesin e investitorëve në këtë industri, ai tha se po gjatë 2011 janë dhënë 1600 leje minerale, ndërsa janë hapur 9800 vende pune.