E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim per bashkepunimin mes figurave te Kosoves dhe vendit tone

Akademikë, biznesmenë dhe politikanë prezantojnë idetë, që do të çojnë në një bashkëpunim të gjerë dhe konkret mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Takimi mes figurave të njohura të Kosovës si dhe të vendit tonë, i shtohet zërave të shumtë, që kanë përfolur që në krye të herës bashkëpunimin intensiv mes dy shteteve, kryesisht bashkëpunim ekonomik.

Kësaj dhe ideve të tjera, i mëshoi fort edhe ish presidenti Kosovës, Behxhet Pacolli.

Si një njeri i biznesit, Pacolli vlerësoi rëndësinë e krijimit të zonave të lira ekonomike, me interes të përbashkët për të dy shtetet.

I ftuar në këtë takim, ish-presidenti shqiptar, Rexhep Mejdani ndau idenë e nevojës për bashkëpunim më të thelluar mes Dhomave të Tregtisë e jo vetëm.

Takimi, me tematikë hapësira e përbashkët ekonomike shqiptare vijoi me takime të ngushta mes të pranishmëve, të cilët shkëmbyen idetë e tyre në lidhje me këtë iniciative.

Kjo nismë u organizua nga Universiteti Evropian i Tiranës dhe Universiteti FAMA në Kosovë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›