E Diel, 1 Nëntor 2026

Te vegjlit ne fushate. Takime elektorale ne rrethe

Partia Republikane është ndalur në qytetin e Përmetit,  në mbështjetje të kandidatit të Aleancës për Qytetarin për postin e kryetarit të bashkisë. Fatmir Mediu, kryetari iI kësaj partie duke ju bërë thirrje përmetarëve të hedhin votën për këtë kandidat në tete maj u shpreh se  alternativa që ata ofrojnë është ajo drejt Bashkimit Europian.

“Është e rëndësishme që net a ndërtojmë këtë shtet në respekt të individit, në respect të së drejtës së pronës, në respekt të interesit tonë të përbashkët” tha Mediu.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka çelur fushatën në komunën e Paskuqanit. Në prani të elektoratit, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shpreh se program i kësaj force politike ka të përfshira të gjitha zonat periferike të Tiranës, të cilat do të kenë një standart edhe më të mirë jetese.

“Do të donim tju sillnim integrim dhe unitet si parti patriotike e cila do tju bëjë krenar që jeni shqiptarë” tha Idrizi.

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ishte në Kamëz ku ka zhvilluar takime me simpatizantë të kësaj  partie. Ai kaq kërkuar që të votohet në 8 maj Rakip Suli, kandidati i Aleancës për të Ardhmen në bashkinë e Kamzës.

“Duke votuar për Rakip Sulin nuk keni votuar vetëm për një individ që ka marrë përsipër barrën e rëndë që të ëprballojë këtë sfidë për të qeverisur komunitetin tuaj nesër. Ju I bëni një shërbim në rradhë të parë vetes suaj, familjeve tuaja, fëmijëve tuaj, të ardhmes tuaj sepse ky komunitet ka nevojë për një qeverisje të ekuilibruar” tha Milo.

Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skënder Gjinushi,  ishte në qytetin e Sarandës ku ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve sarandiotë për kandidatin Stefan Çipa. Duke  votuar Çipën u shpreh kryetari i PSD do të votohen projektet e së ardhmes.

“Do t’i hapë rrugën një zgjidhjeje politike përfundimtare sepse kriza ekonomike, kriza politike në të cilën ndodhet vendi, kriza institucionale në të cilën ndodhet vendi, nuk mund të zgjidhet pa larguar përfundimisht këtë qeveri” tha Gjinushi.

Ndalesa e radhës, për partinë Levizja e Legalitetit, ishte qyteti i Krumës. Kryetari i kësaj partie, Ekrem Spahiu, ka kërkuar mbështetjen për kandidatët e koalicionit Aleanca për Qytetarin, pasi është alternativa që kërkon bashkimin  e trojeve etnike në një shtet të vetëm.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›