Sfida e Mijëvjeçarit, nis faza II
Shqipëria filloi një fazë të re partneriteti në Programin e Sfidës së Mijëvjeçarit të financuar nga SHBA, pas një faze të parë të vlerësuar si "e suksesshme", - njoftoi dje Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Faza e dytë do të zgjasë dy vjet dhe mund të hapë rrugën për një program më të madh të financuar nga amerikanët.
Drejtoresha e USAID-it, Roberta Mahoni, e quajti programin si një test për angazhimet e Shqipërisë në ndërmarrjen dhe thellimin e reformave për një menaxhim të përgjegjshëm, eficent dhe transparent të sektorit publik dhe shtetit ligjor më të fortë në kuadër të anëtarësimit të saj në NATO. "Suksesi në Fazën e II", -tha ajo - "do ta ndihmojë Shqipërinë të kualifikohet për Statusin e Kompaktit, që është një program më i madh asistence dypalësh i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit".
Zëvendëskryeministri Genc Pollo premtoi angazhim të qeverisë në reforma.
Gjatë fazës së parë, e cila u zbatua në dy vitet e shkuara, Shqipëria u asistua në hartimin e disa ligjeve të rëndësishme, si dhe në ndërtimin e disa institucioneve.
Gjatë fazës së dytë, Programi i Sfidës së Mijëvjeçarit do të përmirësojë procedurat e licencimit, duke i përqendruar ato në një Qendër Kombëtare Licencimi; do të krijojë Gjykata të veçanta Administrative; do të krijojë një Regjistër Kombëtar Planifikimi për t‘i bërë procedurat e nxjerrjes së lejeve të ndërtimit më transparente; si dhe të zgjerojë dhe konsolidojë reformat në fushën e administrimit të tatimeve (si ato që kanë lidhje me aplikimin elektronik dhe auditimin) që kanë filluar gjatë fazës së parë të programit të Sfidës së Mijëvjeçarit. Programi i Ndihmës dhe i Trajnimit të Zhvillimit të Prokurorisë (OPDAT) i Departamentit Amerikan të Drejtësisë, një partner në Programin e Sfidës së Mijëvjeçarit, do të punojë me Prokurorinë e Përgjithshme për të krijuar edhe gjashtë njësi të tjera të përbashkëta investigative nëpër rrethe.
Programi i Sfidës së Mijëvjeçarit u iniciua në vitin 2002 nga ish-presidenti Bush si një platformë që do të ndihmojë vendet e varfra për t‘u reformuar, demokratizuar dhe për të reduktuar varfërinë. Programi mbështetet nga fonde prej 1-2 miliardë dollarësh në vit dhe asiston shumë vende nëpër botë.