E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfidat e Shqipërisë dhe Ballkanit në këtë vit krize



Oli Ren

Rëndësia strategjike e zgjerimit të Bashkimit Europian është vënë në dukje nga një numër zhvillimesh të vitit të kaluar dhe që sot është shumë e vështirë të diskutohet konteksti i zgjerimit krahasuar me një vit e gjysmë më parë.
Së pari, kriza financiare botërore do të ketë një ndikim të thellë dhe afatgjatë mbi ekonomikë reale, dhe për këtë arsye edhe mbi atmosferën e përgjithshme politike. Nëse kjo krizë shfaq ndonjë gjë, kjo është që ekonomia globale në përgjithësi dhe tregjet financiare ndërkombëtare në veçanti, tani janë aq të integruara sa vetëm një qeverisje më e fuqishme globale dhe një veprim më i përqendruar do ta përballojë atë.
Gjithashtu, kriza financiare ka treguar se sa është e gatshme Europa Juglindore për të qenë e integruar në strukturat e Bashkimit Europian. Ekonomitë e rajonit duket se janë më radhët e ekonomike më dinamike në Europë dhe janë duke u bërë një destinacion i rëndësishëm për eksportet e Bashkimit Europian. Kjo thekson faktin se për rigjallërimin ekonomik të Europës, zgjerimi është pjesë e zgjidhjes, jo pjesë e problemit.
Po ashtu, çështjet rreth ratifikimit të Traktatit të Lisbonës po rëndojnë mendjet e europianëve këto ditë.
Kriza europiane është duke treguar se Bashkimi Europian është thelbësisht i angazhuar për mirëqenien e qytetarëve të tij; ne kemi nevojë të jemi më të fortë, madje, më efektivë dhe më demokratikë në kushtet e qeverisjes globale.
Kriza gjeorgjiane e verës së kaluar na detyroi të rimendojmë paradigmën tonë: Europa sot përballet me sfidat e sigurisë dhe stabilitetit për pragun e saj lindor, që shumë ide nuk janë zhdukur me Luftën e Ftohtë. Kjo është një nga arsyet që Komisioni propozoi dhjetorin e kaluar një kapitull të ri dhe ambicioz në marrëdhëniet e saj me fqinjët e saj lindorë.
I ashtuquajturi Partnershipi Lindor, ky dokument u përgjigjet dëshirave të fqinjëve lindorë për t’u afruar më ngushtë drejt Bashkimit Europian; dhe gjithashtu e bën që ai të jetë plotësisht në interesat e vetë Bashkimit Europian, sepse do të kontribuojë për zhvillimin e stabilitetit, qeverisjes më të mirë dhe zhvillimit ekonomik në anën e kufijve tanë lindorë.
Madje, në kontekstin në të cilin ne jemi duke diskutuar, zgjerimi i Bashkimit Europian është shumë ndryshe nga ai i gjashtë muajve më parë; politika jonë e zgjerimit mbetet e mbështetur në marrëveshjen konsensuale të ripërtërirë, midis udhëheqësve të BE-së në fund të vitit 2006. Ky konsensus i ripërtërirë i zgjerimit nënvizon vlerën strategjike të të gjithë procesit në tërësi për Bashkimin Europian, ndonëse duhet të nxitet funksionimi i kapacitetit të BE-së. Në mënyrë të kushtëzuar, guri i themelit i politikës sonë është progresi përgjatë rrugës drejt anëtarësimit europian, vetëm nëse vendet e përfshira në të janë duke realizuar të gjitha kushtet e kërkuara.
Menaxhimi gradual dhe plotësisht i kujdesshëm i zgjerimit të Europës ka qenë i njëtrajtshëm, megjithëse ka pasur progres disi të pabarabartë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Rajoni ka lëvizur në mënyrë të qartë nga periudha e rikonstruksionit të pas-luftës së tij në drejtim të paraanëtarësimit dhe integrimit, dhe ka lënë të kaluarën e saj nacionaliste për një të ardhme europiane.
Atëherë, ku qëndrojnë çështjet sot?
Bisedimet e anëtarësimit të Kroacisë kanë hyrë në një fazë vendimtare dhe Bashkimi Europian ka paraqitur një proces rregullash kushtëzuese që i bën akoma më rrepta dhe të strukturuara përgatitjet e Kroacisë.
Por, një gjë e tillë mund të shihet si një inkurajim dhe jo një ndalesë e kotë. Ajo çfarë kuptojmë është se nëse Kroacia do të mund të realizojë të gjitha kushtet, ajo do të jenë në gjendje të kalojë në fazën përfundimtare të bisedimeve të anëtarësimit nga fundi i këtij viti. Për këtë, tani topi është vendosur në duart e gjykatës kroate.
Kriza e verës së kaluar në Kaukaz theksoi rëndësinë e Turqisë për Bashkimin Europian; - për stabilitetin dhe sigurinë e dy palëve, dhe për arsyet ekonomike dhe energjike, por, gjithashtu, në mbështetjen më të gjerë në lidhje me vendosjen e urave më të mëdha të qytetërimeve.
Në këtë rast, nëse Turqia është e gatshme të realizojë kushtet e BE-së për anëtarësimin, programi i reformave të saj ka nevojë që të rigjallërohet në mënyrë serioze.
Bisedimet e anëtarësimit kanë qenë duke lëvizur në një mënyrë të njëtrajtshme, por ato kanë qenë modeste.
Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë arriti statusin e kandidatit tre vjet më parë dhe që nga ajo periudhë e deri tani ka bërë një progres të mirë në reformat juridike e policore dhe vazhdon të konsolidojë demokracinë multietnike përmes zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Por, këto rezultate të mira kanë mbetur disi në hije nga dobësitë e shfaqura në realizimin e kushteve politike, të cilat janë kyçe në fillimin e bisedimeve formale të anëtarësimit.
Nëse kjo sfidë mund të kapërcehet, vendi ka mundësi potenciale për të arritur më tepër progres gjatë këtij viti. Ajo dhe vendet e tjera në rajon janë duke punuar për realizimin e plotë të kushteve për lehtësimin e vizave. Kjo është një çështje e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor, dhe veçanërisht për të rinjtë që duan të udhëtojnë lirshëm dhe të njohin më mirë Bashkimin Europian; dhe shpresat janë për ato vende që do të arrijnë më shumë përparime në këtë linjë gjatë këtij viti.
Ndonjëherë është përfolur në Bruksel se Mali i Zi është njëfarë “surprize modeste” e Ballkanit Perëndimor. Unë mirëprita aplikimin e kërkesës formale të tij për anëtarësim në Bashkimin Europian dhjetorin e kaluar, sepse që nga periudha e shpalljes prej tij të pavarësisë në vitin 2006, ka miratuar Kushtetutën e re, ka bërë progres në reformat kyçe dhe ka firmosur dhe zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian. Mbi të gjitha, ai (Mali i Zi) po luan një rol stabilizues në rajon.
Shqipëria është në një pozicion disi të ngjashëm. Ajo ka bërë progres të qëndrueshëm në reforma, ku njëra prej tyre është ajo ekonomike. Shqipëria firmosi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian në vitin 2006 dhe tani po sheh mundësinë të kalojë në një fazë tjetër gjatë këtij viti. Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë, por që mbeten shumë sfida jo të parëndësishme, si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të garantojë që zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë në mbështetje me standardet ndërkombëtare. Por Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë.
Ndërkaq, në gjysmën e parë të vitit të kaluar u pa një progres i rëndësishëm në drejtimin e hapave që ka bërë Bosnjë-Hercegovina, me firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe nisjen së fundi në qershor të dialogut të vizave. Sfida për udhëheqjen politike të vendit është arritja e një lloji konsensusi që të prodhojë progres në integrimin në BE, si dhe gjetkë, në rajon dhe që është koha që reformat që kanë të bëjnë me Bashkimin Europian të vihen në krye të axhendës së institucioneve boshnjake.
Në nëntorin e vitit të kaluar, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Havier Solana dhe unë, bashkërisht, planifikuan rolin e Bashkimit Europian në Bosnjë dhe Hercegovinë. BE-ja është e gatshme të përforcojë praninë e saj atje, të sigurojë një tranzicion të qetë, por vetën atëherë kur ky vend të realizojë kushtet tona për të përfunduar misionin e zyrës së përfaqësuesit të lartë. Me fjalë të tjera, sinqerisht e them se ka ardhur koha që të lihet mënjanë periudha e Marrëveshjes së Dejtonit e vitit 1995 dhe Bosnja të futet në periudhën e re të Brukselit. Kjo është në interes të vendit për t’u bërë plotësisht i fuqishëm dhe i përgjegjshëm për drejtimin e vendit të tyre dhe të shikojë tek e ardhmja e saj europiane, që të dyja palët do të drejtojnë dhe ankorojnë këtë proces të rëndësishëm stabilizimi në mënyrë të rëndësishme.
Qeveria e re e Serbisë ka sjellë integrimin e Bashkimit Europian dhe reformat e kërkuara janë prioriteti kryesor. Serbia duhet të luajë një rol të rëndësishëm në rajon dhe ne i falënderojmë për kapacitetet e fuqishme administrative të saj në drejtim të progresimit drejt BE-së, që mund të jetë i përshpejtuar, por dhënia e statusit të vendit të kandidatit do të jepet pikërisht në atë kohë kur do të realizohen të gjitha kushtet tona.
Në pikëpamjen e Komisionit, arrestimet e bëra në mesin e vitit 2008 të ish-komandantit serb të Policisë boshnjake, Stojan Župljanin, dhe të shefit të tij politik, Radovan Karaxhiç, paraqitën një gur themeli të rëndësishëm në bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në Hagë.
Serbia ka ecur mjaftueshëm për të ecur përpara drejt BE-së në zbatimin e pjesëve që lidhen me tregtinë në Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, e firmosur verën e kaluar.
Për këtë arsye, Serbia duhet t’i lejojë vetes që të ngrihen mbi momentin që ka krijuar dhe integrimi në BE të bëhet e prekshme për Serbinë dhe të përshpejtojë një numër të madh reformash. Zbatimi i Marrëveshjes Interim do ta ndihmojë në mënyrë të qartë më tepër sesa bllokada e udhëheqjes politike serbe që nuk është e gatshme të bashkëpunojë Gjykatën e Hagës.
Vendim që të zbatohet Marrëveshjen Interim nuk do të ndryshojë nëse nuk do të ketë bashkëpunim të plotë që të çojë në arrestimin e dy personave të tjerë të kërkuar - Ratko Mlladiç dhe Goran Hadžiç, i cili mbetet kusht për progres të mëtejshëm.
Këtë vit Kosova do të mbetet një pikë kryesore, por ajo ka nevojë të zbatojë angazhimet e saj për të ndërtuar një shoqëri demokratike dhe multietnike. BE-ja është e angazhuar që të ndihmojë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Kosovë, dhe mbështet zhvillimin ekonomik të saj. Në periudhën e vjeshtës ne do të paraqesin një studim fizibiliteti për këtë çështje.
Viti i kaluar ishte një vit i vështirë në Ballkanin Perëndimor. Rajoni nuk është ndeshur me pasojat ekonomike të krizës financiare botërore, dhe atje vazhdon të ketë një rrezik shumë real i destabilitetit në kohën kur statusi i ardhshëm i Kosovës të jetë zgjidhur. Por, këto kthesa nuk janë të nevojshme që të sjellin destabilizim. Perspektiva europiane, si dikur, edhe tani sërish vepron si një busull që ndihmon vendet në rajon për të lundruar dhe ecur përpara në linjën paqësore dhe reformatore; këto reforma vazhduan përgjatë gjithë vitit; në secilin vend pati përparime sipas meritave dhe kapaciteteve që kanë.
Së fundi, ne kemi shtirë në dorë një veshje në lidhje me zgjerimin e BE-së në Europën Juglindore; por çfarë bëhet me fqinjët tanë në këndin veri-perëndimor. Do të vijë dita kur populli norvegjez të vendosë që të aplikojë për t’iu bashkuar BE-së. Unë jam i pari që i mirëpres ata, përderisa ata i plotësojnë të gjitha kushtet e domosdoshme për të hyrë në BE. Islanda është gjeografikisht më larg sesa Norvegjia nga Bashkimi Europian; politikisht, ajo duhet që të lëvizë akoma më ngushtë drejt BE-së. Islanda është një vend europian, me rrënjë të gjata dhe të thella demokratike.
Si një vend anëtar i Zonës Ekonomike Europiane, ajo tashmë ka adoptuar dhe zbatuar thuajse 2/3 e paketës ligjore të BE-së. Duke i dhënë shtytje Islandës në integrimin ekonomik me BE-në, bisedimet e anëtarësimit mund të përparojnë shpejt. Por, kjo varet tek populli dhe udhëheqja e tyre politike që të vendosin nëse ata dëshirojnë që vendi i tyre të aplikojë për anëtarësimin në BE. Dhe sigurisht, atje duhet të ndryshojnë disa çështje që kanë të bëjnë me fusha të tilla si peshkimi.
Ky vit do të jetë viti i Europës Juglindore dhe i Partnershipit të ri Lindor të BE-së; megjithëse përpara ndodhen ende shumë sfida. Po ashtu edhe për këndin veri-perëndimor të Europës; Islanda tashmë është në radhën e vendeve partnere që bashkëpunojnë ngushtësisht me BE-në dhe ka vendin e saj natyral në Europë; por vendin ku dëshiron që të jetë Islanda do ta vendosë vetë ajo.

Shkrimi është marrë nga European Voice

Përgatiti: Albert Gjoka

16 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›