E Diel, 1 Nëntor 2026

Sfidohet memorandumi kundër punës së fëmijëve

10-vjeçari Fitim T. nga fshati Surkish i Podujevës bashkë me shumë kolegë të tij janë duke sfiduar memorandumin që ndalon punën e fëmijëve. Ai është një nga fëmijët e shumtë të Podujevës që shet gjësende në rrugë, parqe e kafene. Fitimi tashmë ka bërë një vit “stazh pune”, shkruan Koha ditore.

Mallrat e tij janë kikirikët, farat, produkte të shumicës së konkurrentëve të tij. “Fara, kikirikë, krembanane, shkrepëse, çokollata, çamçakëzë, etj.”, janë fjalët e ti dhe të shokëve që dëgjohen te secila tavolinë në kafene dhe nëpër rrugë të Podujevës.

Fitimi çdo ditë pas mësimit në orën 16:00, niset për në parkun e qytetit, vendi ku tashmë i është bërë si shtëpia e dytë. Dhe aty qëndron së paku deri në orën 22:00, duke lutur kalimtarët për t’ia blerë mallin. Kova me të cilën bart produktet nuk është shumë e madhe. Edhe shitja nuk është më shumë se 2 deri në 2.5 euro në ditë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›