E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e dëmtuar për në Bogë të Rugovës dekurajon turizmin dimëror

Mungesa e duhur e infrastrukturës pengon zhvillimin e turizmit në Komunën e Pejës, përkatësisht në Bjeshkë të Rugovës.

Rruga e dëmtuar 9-kilometërshe nga Kuçishta deri në fshatin turistik, Bogë, është një nga problemet me të cilat ndeshen turistët.

Rruga është dëmtuar jashtë mase këto ditë dimri dhe po ndikon edhe në turizmin dimëror. Ndërsa Komuna nuk ka ofruar kujdes të mjaftueshëm për mirëmbajtjen e saj, kurse zyrtarët komunalë pranojnë se në këtë mënyrë pengohet zhvillimi i turizmit, shkruan koha.

Disa të rinj nga Gjakova kishin zgjedhur pikërisht Bogën si vend për t’i kaluar 2 ditë pushimi, por telashet me rrugën ua kishin prishur imazhin për në Bogë. Udhëtimi për ta kishte qenë i vështirë pasi makina e tyre është dëmtuar nga akujt. “Na është prishur makina nga akulli në rrugë dhe do të detyrohemi të kërkojmë ndonjë ndihmë nga Peja. Nëse rregullohet mirë mund të vijmë edhe ndonjëherë”, ka thënë një nga gjakovarët.

Sipas tyre, pikërisht tashti këto ditë të turizmit turistët po ndiejnë mungesën e infrastrukturës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›