Bajerni fiton kundër Shalkes e merr kreun
Fitore dhe kryesim, ky është Bajerni i “ringjallur” i Lusi Van Gal. Pas fitores në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Kupës së Kampioneve ndaj Mançester Junajtid (2-1), bavarezët kanë marrë edhe një tripikësh me mjaft vlera në fushën e Shalkes me të njëjtin rezultat (2-1). Me këtë fitore Bajern kryeson Bundesligën me 59 pikë, një më shumë se Shalke. Ndërsa Leverkuzen është ndalur në Frnakfurt (3-2) duke mbetur në kuotën e 54 pikëve. Dormundi i shkëputet Verderit pas fitores së djeshme duke e lënë tashmë 4 pikë pas. Ndërsa Shtutgarti kalon në kuotën e 44 pikëve pas fitores së mundimshme të arritur dje me Borusia Mynshegladbah. Barazim që si bën punë asnjërës në Frajburg-Bokum. Ndërkohë sot luhen edhe dy sfidat e fundit të kësaj jave, Volfsburg-Hofenhajm dhe Hamburg-Hanover.