Shakaja socialiste e radhës
Shpëtim Nazarko
Dy ditë pas zgjedhjeve, m’u në mes të procesit të numërimit, Berisha deklaroi fitoren. Tri ditë më vonë i pari socialist që ia konfirmoi atë, ishte Blushi. Po në të njëjtin hark kohor Islami konfirmoi humbjen, jo për faj të sistemit që ai kishte projektuar. Pas dy të parëve në skenë hyri Malaj, që i quajti arsye të mjaftueshme ato të paraqiturat nga Blushi dhe Islami, për të hapur garën për Kryetarin e ri të Partisë. Në skenën e paplotësuar pritet Nano, që i preferon rrëmuja të kësaj natyre. Duke e quajtur Partinë një klan me gjithë rëndësinë që ka, nuk më ha malli shumë për statutin. Ajo është punë e atyre që e kanë bërë dhe më duket se është normale që t’ia dalin vetë ta zgjidhin sa më mirë.
Të rëndësishme janë tezat e hedhura nga shqytarët e betejës. Blushi sheh më së shumti tezën e Ramës “përtej të djathtës se të majtës” si jo efektive. Islami nënvizon rëndësinë e LSI-së, faktorin kryesor që kufizon vlerën e votave të mjaftueshme për fitoren. Malaj si njeri i shifrave qëndron afër tyre duke treguar rëndësinë e statutit dhe zbatimit të tij. Pothuajse të gjithë dhe këtu do futur dhe Berisha pohojnë defektin e ardhur nga mosqenia e Ramës në listat e deputetëve, duke lënë ushtrinë pa komandant. Defekt që i atribuohet si ambicie, apo frikë nga e ardhmja. Mund ta fillojmë analizën pikërisht nga kjo tezë e fundit, po jo nga më të parëndësishmet. Vetë Rama thekson kontratën me qytetarët, unë nuk e besoj shumë. Analizën mund ta shohësh nga një plan tjetër, pra që më shumë se arsye e rëndësishme për të, mbetet e tillë për socialistët e tjerë, ku po të duash, po perifrazoj shprehjen e vetë Blushit, hyn dhe Blushi, Islami apo Malaj. Ç’do të ndodhte sikur tablosë së humbjes së tanishme t’i shtoje dhe faktin që socialistëve t’u duhej të luftonin dhe për Bashkinë më të madhe të vendit? Edhe analisti me logjikën më minimale që njeh sadopak këtë vend, do të mbetej përfundimisht pa mend dhe nuk do të guxonte t’ia shihte Ramës aktin e mosdorëzimit të Bashkisë, si një akt ambicie apo frike. Deputeti është më i parrezikuari ndër qytetarët e Shqipërisë. Ambicia në rast fitoreje fshihet, kur mendon se posti i Kryeministrit është më i madhi që mund të arrihet. Në planin qytetar, humbja e saj prej Ramës do të ishte katastrofë. Është i vetmi qytet në Shqipëri po t’i referohemi vetë Berishës në intervistë për një nga revistat më të mëdha të Botës, që ngjan me kryeqytetet e rëndësishëm në pikëpamje të infrastrukturës. Do të shtoja se është i vetmi inspirim real dhe frutdhënësi për vetë Berishën që t’i kthehesh punës, si e vetmja që mund ta shfajësojë deri në një farë mase pas katrahurës së paparë e padëgjuar në planet për katastrofën urbane, të cilën ia projektoi bashkë me Nanon Shqipërisë në këto njëzetë vitet e fundit. Ai që nuk i beson këto le të hedhë sytë pak më larg Tiranës, për të kuptuar se duhen minimumi nja njëzet a tridhjetë vjet të tjera, për të shpëtuar nga kjo çmenduri urbane, që po të perifrazosh Hoxhën, Shqipërisë nuk do t’ia kishte shkaktuar një armik apo një koalicion i tërë armiqsh. Arsyeja e dytë përmendur më së shumti nga Blushi, vjen për tezën “Përtej të majtës dhe të djathtës”. Në historinë 60-vjeçare të Shqipërisë, vetëm dy njerëz kanë guxuar në mënyrë indirekte këtë tezë, socialisti “par exellence” Sejfulla Malëshova dhe ish-komunisti Sali Berisha. I pari vajti në ferr i bindur deri në vdekje për drejtësinë e saj. I dyti e hodhi në publik vetëm dy ditë duke korrur duartrokitje të sinqerta intelektuale. “Të gjithë bashkëfajtorë” dhe bashkëvuajtës” u zëvendësua pastaj prej tij, nga të “kuqtë” dhe “blutë” për vite të tëra. Duke kthyer shtratin e lumit përsëri në të vjetrin. Ja kam kritikuar këtë tezë Ramës, por jo nga koncepti i Blushit. I kam kërkuar kujdes, sepse për shkak të historisë së gjatë, ndarja majtas dhe djathtas kishte krijuar përfitimet e veta referuar tezës së famshme që zëvendëson atë të demokracisë reale, pra asaj që populli e këndon në formën “në ato maja rripa-rripa, njëherë ma hipe, njëherë ta hipa”. Pra, një fatkeqësi e shndërruar në mirësi, jo vetëm në zonat akoma të prapambetura të Shqipërisë, por dhe në mes të Tiranës, ku në prag të zgjedhjeve dhe pas saj sheh batalione militantësh në KESH, dogana, tatime apo vende të përafërta, ku as më pak as më shumë qërohen hesapet me vetë shtetin. Kam qenë i bindur me gjithë kritikën time, se kjo tezë e Ramës do t’i sillte atij fitoren në qytetet e mëdha për shkak të ndjenjës së ndohtit që u është krijuar qytetarëve nga një politikë e tillë maskarenjsh, që po shkatërron vendin. Të përdorësh tezën e Ramës duhet të jesh ose intelektual i klasit të parë alla Malëshova, ose një njeri që autoritetin e tij e ka krijuar me punë kolosale dhe për këtë e besojnë njerëzit. Rama mund të mos jetë Malëshovë, por është padyshim një nga njerëzit që ka provuar pikësëpari me anë të punës së bërë krijimin e autoritetit. Kur Blushi kritikon tezën e mësipërme më vjen t’ia fus gazit. Shkrimtari i ri që nuk ia përton ta divulgojë historinë kombëtare si i do qejfi dhe ta shesë këtë për civilizim që na shpie përpara, për hir të karrierës partiake na mëson të kundërtën. Perëndi e madhe ku jemi katandisur në këtë ishull të vetmuar! Teza e Ramës triumfoi totalisht në qytetet e mëdha, shkaku i mossuksesit të saj në zonat rurale më shumë se dështim i Ramës që hëngri dy vjet në udhëtime të panumërta në to, është mungesa e emisarëve të tij partiakë apo stafeve të specializuara, për të materializuar këtë tezë. Natyrisht nuk perifrazohet këtu ideja e Hoxhës për të dërguar shkrimtarë të rinj, doktorë etj., në këto zona, por për të kuptuar realisht si realizohet një program për ta. Teza e Ramës është domosdoshmëri, ndryshe edhe për shumë vite të tjera në këto zona do të zhvillohen zgjedhje jo për hir të së majtës e të djathtës, por një të majte dhe të djathte që do të kuptohen sipas motivit të këngës së mësipërme. Për të realizuar tezën e tij Ramës do t’i duhet të krijojë pikërisht ato stafe të rinjsh që janë këtu a vijnë nga jashtë dhe nuk janë ende të helmuar nga psikologjia e një të majte a të djathte, që për njëzetë vjet me radhë ka gënjyer popullin e saj që ditën e parë pas zgjedhjeve, duke i braktisur në kujtimet e treguara për luftëra imagjinare në lëmin e fshatit pak ditë para zgjedhjeve. Një maskarallëk i kthyer për shumë kohë në domosdoshmëri, siç ma ka rrëfyer tërë keqardhje dhe kënaqësi Islami pak kohë para këtyre zgjedhjeve. A ishte e gjithë puna e sistemit ajo që duhet të analizohet si shkaku i kësaj historie që po shohim?
Analiza mbi të është punë profesionistësh, po referuar Islamit ajo mund të bëhet ndoshta edhe thjesht. Autori i sistemit theksoi se ai i zgjedhuri kaq vota mund të sillte dhe pa ndihmën e LSI-së nuk mund të fitoje. Islami e ka demonstruar shumë këtë ide kohët e fundit. Për mendimin personal, duke i besuar autorit, duhej që sistemi të pillte Frymën për të arritur rezultat mbi kornizimin. Ajo erdhi në qytet e mëdha, por jo në zonat rurale apo veri. Fryma nuk është produkt i vetëm një njeriu, por dhe i partisë që e mban atë. E keqja e sistemit bazuar në lista partie bëri që kuadrovikët e saj me shumicë të siguroheshin lehtësisht në parlamentin e ri. Vetë Islami, Blushi apo Malaj janë shembulli më i mirë që përfituan nga sistemi. Sistemi ndërkaq kërkonte një llogaritje perfekte jo vetëm në hartimin e tij. Nëse kontributi i Islamit në të është kryesor, në mbarëvajtjen e tij veçanërisht në periudhën e zgjedhjeve nuk dihet dhe Islamit i duhet vërtet të na thotë ndonjë gjë. Ajo që unë kuptova në këtë kontribut, ishte vetëm një histori “stilolapsash”, që shkaktoi veç të tjerave, të qeshurën me të drejtë të Berishës. Realisht ajo që dukej e çuditshme në kohën e numërimit ishte një hutim i madh i socialistëve. Ata nuk ishin në gjendje të korrektonin apo të kishin në çdo kohë rezultatet e arritura për çdo zonë. Pra, atë që demokratët e kishin në perfeksion absolut. Një deputet më tregoi se në momentet e numërimit demokratët sapo shikonin se rezultati anonte në disa vota për kundërshtarin, ndërprisnin numërimin për t’u këshilluar me qendrën e tyre. Dhe tani mund të vijmë në pikën e fundit të kësaj analize të shkurtër. Ç’po bëjnë socialistët në prag të Kongresit? Vetëm në qëndrimin e Blushit, Islamit apo Malajt duket në përgjithësi qëndrimi i PS-së kundërshtuese? Në rast se në skenë futet dhe Nano, atëherë mund të mësosh ndonjë gjë konkrete thonë. Besoj individualisht se ata që presin skena nga ato të KPD-së së famshme nuk do kenë mundësi shumë për t’i shijuar. Socialistët e thjeshtë nuk do t’ia falin shumë parazitëve të vjetër partiakë, historitë e prodhuara më parë. Në periudhën e dhjetë vjetëve të fundit duket e habitshme pas sakrificës që i bënë figurës më të nderuar të tyre Meidanit, për shkak të njeriut që u paraqit si njeriu që i vinte prapa historia d.m.th. zotit Nano, të lejojnë sakrifikimin edhe të Ramës. Plaku Andreoti në një intervistë këtu e dhjetë jetë më parë më thoshte. Një parlament, një bankë a një qeveri e formon menjëherë, por një klasë politike nuk mundesh, duhet shumë. Sot mund të shtoja referuar politikanit të madh. Një statut mund ta prodhosh, një njeri politik mund ta zëvendësosh ashtu si dhe statutin menjëherë. Po më parë duhet të tregosh veprën tënde publike dhe jo CV-në zyrtare. Ajo vlen për të marrë në punë, por jo shumë për të treguar se çfarë pune ke bërë apo çfarë mundet realisht të bësh. I respektoj të tre protagonistët e PS-së, por më parë lutem të tregojnë veprën e tyre publike apo kontributin e tyre publikut. Ndryshe mbetet t’i drejtohem patriarkut të madh të socialistëve, plakut Dritëro që thotë; Ti drejtohesh popullit (po shtoj edhe partisë) duhet të kesh autoritet. Ndryshe nuk të dëgjon as lagjja.