Shakespeare, konsumator kokaine
Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 08:35
Dramaturgu i njohur anglez William Shakespeare ka qenë konsumator i marihuanës dhe kokainës. Kjo është teoria e fundit e prezantuar nga disa shkencëtarë afrikano-jugorë, që po tërheq vëmendjen e mediave.
Nëpër shekuj janë ndërtuar dhjetëra teori të çuditshme për jetën private të poetit të madh britanik.
Por së fundmi ekipi i studiuesve i udhëhequr nga antropologu Francis Thackeray, drejtues i Institutit për Zhvillimin Njerëzor në Johannesburg, ka bërë një kërkesë për të marrë në studim trupin e dramaturgut të njohur. Qëllimi nuk është vetëm gjetja e shkakut të vdekjes së poetit, por edhe studimi i mbetjeve kockore, për të zbuluar nëse autori i Hamletit, Romeos dhe Zhulietes ishte një konsumator i rregullt bari dhe kokaine.