Hull Siti, "luftë" rivalëve për Bogdanin
Hull Siti u ka shpallur luftë të gjitha klubeve
rivale në luftën për të siguruar shërbimet
e Erjon Bogdanit. Sulmuesi shqiptar është
shndërruar në objektivin kryesor të
debutuesve në Premiershipin anglez.
Trajneri i "Tigrave", Fil Braun kërkoi t‘i shtojë
më shumë kualitet skuadrës dhe të
përforcojë repartin ofensiv dhe 31-vjeçari
është në krye të listës së tij të dëshirave.
"Gjatë merkatos së dimrit, për Bogdanin janë
interesuar edhe Roma dhe Lacio. Kjo ka
nxitur drejtuesit e Hull Sitit që të nxitonin
dhe të paraqiteshin te Kievo me një ofertë
zyrtare për sulmuesin. Trajneri Braun kërkon
që me afrimin e këtij lojtari në premiership,
skuadra të rigjejë formën e mirë dhe të
kthehet te rezultatet pozitive. Për të plotësuar
kërkesat e drejtuesit të stolit, Hull është gati
të ‘luftojë‘ me këdo kundërshtar, edhe nëse
këto janë Roma dhe Lacio", citonin burime
pranë klubit për "Sky Sports". Në orët e fundit
të merkatos, përfaqësues të Hull Sitit pritet
të prezantohen te klubi veronez me një ofertë
zyrtare, duke shpresuar se do të mposhtin
të gjitha ekipet konkurrente. Ajo që e shtyn
më shumë surprizën e këtij sezoni në elitën
e futbollit anglez drejt Bogdanit është
eksperienca e sulmuesit. Përveçse një pikë
e fortë e Kombëtares shqiptare, "Princi i
Epirit" regjistron 240 ndeshje në ligat italiane,
ku ka shënuar 56 gola. Vetëm pak ditë më
parë, Bogdani refuzoi një ofertë të QPR-së,
klubi i zotëruar nga Flavio Briatore (bosi i
Renosë në Formula 1), që militon në
Çempionshipin anglez.