Esat Ademi konfirmohet te Peshëngritja
Esat Ademi konfirmohet në krye të Federatës Shqiptare të
Peshëngritjes. Asambleja zgjedhore për drejtuesin e
sportit që ka prodhuar rezultatet më të larta në vend nuk i ka
shpëtuar kontestimeve, megjithatë, në fund Ademi u rizgjodh
për të tretën herë radhazi në këtë post. Gjatë punimeve, nuk
kanë munguar akuzat e disa anëtarëve, të cilët pretendonin
se drejtuesit kanë shpërdoruar fondet e destinuara për
sportistët. Për shkak të debateve të forta, kandidati për president,
Gudar Beqiraj, vendosi të tërhiqet. "Ky proces zgjedhor
ka pasur parregullsi të theksuara", ishin fjalët me të cila ai justifikoi
vendimin për t‘u larguar nga gara. Ademi fitoi me dhjetë
vota, kundrejt 5 votave të marra nga Theodhor Masllavica.
Ky i fundit i kontestoi zgjedhjet, duke deklaruar se "do të ndjek rrugën
ligjore për të vendosur drejtësinë në vend". Aktualisht, Esat Ademi vazhdon
të jetë kandidat për zgjedhjet e KOKSH, post i cili synohet edhe nga
ish-mundësi Fidel Ylli. Debatet dhe akuzuat nuk kanë munguar as në
Asamblenë e Federatës së Atletikës. Gjergj Ruli u rikthye në postin e presidentit,
afro dy vjet pas largimit nga mandati i parë (në periudhën 2004-
2007). Një triumf i madh për ish-rekordmenin kombëtar në
kërcim së gjati, që mban edhe titujt "Mjeshtër i Merituar i
Sportit" dhe "Nderi i Sportit Shqiptar". Procesi vazhdoi pavarësisht
se nuk plotësoi kushtet për zhvillimin normal dhe sekretari
Nikolin Dionisi kërkoi shtyrjen me 10 ditë. Arsyeja ishin
konfliktet mes kandidatëve për anëtar kryesie, bazuar në statutin
tip dhe një debit i pashlyer i kandidatit për president,
Gjergj Ruli. Prej mosmarrëveshjeve, Asambleja u braktis nga
disa anëtarë, të cilët nuk pranuan të votonin edhe pse e kishin
këtë të drejtë. Rreth problemeve në zgjedhjet e peshëngritjes
dhe atletikës ka folur edhe drejtori i sporteve në MTKRS, Vasil
Bici. "Duke parë konfliktet, të cilat duhet të sqarohen mbi bazën
e fakteve, do të konkludojmë dhe do t‘i kërkojmë komunitetit që të
bëhet shembull e një zgjidhjeje konform ligjit, pa asnjë kontestim nga
asnjë palë. Ne do të njohim një proces zgjedhor korrekt të zhvilluar nga
komuniteti i atletikës", tha ai. Bici theksoi se Ministria e Sporteve nuk ka
ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjë në zgjedhjet e federatave.