Hidi, sërish te Krivbas në Ukrainë
Isli Hidi rikthehet te Krivbas Krivji Rig në kampionatin
ukrainas. Portieri i kombëtares shqiptare prishi në
mënyrë të njëanshme kontratën me qipriotët e Alqit, për
shkak se klubi nuk e kishte paguar prej afro katër muajve.
Në bazë të një klauzole në kontratë, lojtari mund të largohej
nëse nuk paguhej për tre muaj dhe Hidi e shfrytëzoi
këtë pikë të marrëveshjes. Ndërkohë, sipas mediave qipriote,
Alqi ka filluar të shlyejë një pjesë të detyrimeve financiare,
jo vetëm për kuqeziun, por edhe për lojtarët e
tjerë. Hidi ka luajtur si titullar në miqësoren që Krivbas
humbi 3-2 me Zestafonin. Gjithsesi, ende nuk dihet nëse
28-vjeçari do të qëndrojë te kjo skuadër, ku luajnë edhe dy
mesfushorët shqiptarë, Dorian Bylykbashi dhe Ervin
Bulku. Edhe këta dy lojtarë luajtën si titullarë në miqësoren.
Mësohet se gjatë janarit, Bylykbashi ka pasur mjaft oferta
nga klube të mëdha ukrainase, por drejtuesit e Krivbasit
këmbëngulin se fantazisti nuk do të largohet, pasi është
pjesë e rëndësishme e ekipit.