E Diel, 1 Nëntor 2026

Shakira: “Dëshiroj fëmijë, por jo martesë”



Edhe pse është fejuar me Antonio De La Ruan prej më shumë se katër vjetësh, nuk mendon të martohet. Këngëtarja e “Waka Waka", Shakira, nuk dëshiron të vërë në gisht unazën e martesës. “Nuk kam ndër mend të martohem,- mësohet të ketë thënë Shakira – është vërtet romantike të jesh e fejuar me një mashkull për gjithmonë. Më pëlqen si status, ndihem mirë”. Edhe pse nuk mendon të martohet, ylli i muzikës në moshën 33-vjeçare, me Antonion dëshiron të krijojë një familje dhe ta zgjerojë atë. “Do të dëshiroja të kisha fëmijë – ka shpjeguar për “News of The World – por pa veshur fustanin e bardhë. Këngëtarja shprehet se lidhja me Antonion zgjat që prej nëntë vjetësh dhe një mbrëmje teksa po darkonte në një restorant kuptoi se ai ishte mashkulli i jetës: “Mendova: Ai është mashkulli i jetës sime. Vazhdoja ta vështroja, derisa ma prezantuan”. Më pas ndoqi intuitën dhe gjithçka funksionoi për mrekulli.

29 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›