E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë–Portugali, shfaqja e madhe e futbollit



Portugalia planifikon të sulmojë Spanjën më synimin për ta nxjerrë atë nga Botërori, kur të dy fqinjët do të përballen midis tyre në raundin me eliminim direkt në një të tetat e finaleve. Të dy skuadrat synojnë të fitojnë për herë të parë në historinë e tyre Kupën e Botës, pasi në gjirin e tyre kanë disa prej lojtarëve më të mirë në planet. Portugalia shkatërroi 7-0 Korenë e Veriut, duke dhënë një sinjal të fortë për fuqinë e saj dhe ndaj kampionëve të Europës do të jenë në sulm. “Ne dëshirojmë ta fitojmë këtë ndeshje nga minuta e parë”, - tha trajneri i Portugalisë, Karlos Keiroz, duke dhënë sinjalin se taktikat e tij do të jenë të ndryshme nga ato që përdori në barazimin pa gola kundër Brazilit. “Ne nuk e dimë nëse ndeshja do të jetë 90 minutat ose 120 minuta apo me penallti. Nëse ne do të duam të përparojmë ne duhet të shënojmë. Ideja ime është se në ndeshje të këtij lloji është se ne duhet të marrim pak rrezik. Pasimet tona mund të jenë vendimtare nëse ne dëshirojmë të fitojmë. Gjithashtu, ne duhet të mbrojmë mirë dhe të sulmojmë mirë. Por, nëse skuadra ime dëshiron të qëndrojë Kupën e Botës duhet të jetë gjithmonë në sulm”. Portugalia ka mbajtur të pastër portën në 22 nga 26 ndeshjet ndërkombëtare të fundit, dhe ajo shpreson ta bëjë këtë edhe në ndeshjen e 23-të, pavarësisht se përpara ka një Fernando Torres de një David Vija në formë, e që ka shënuar tre gola deri tani. Portugalia ka disa probleme me sulmuesin Dani dhe mesfushorin Duda, por fantazisti Deko mund të rikthehet pasi qëndroi në bankinë në barazimin 0-0 me Brazilin. Portugalia ka gjithashtu shtatë lojtarë me karton të verdhë, por Keiroz tha kjo nuk mund t’i ndalojë ata të bëjnë një lojë agresive kundër Spanjës. “Ne kemi shtatë lojtarë me kartonë të verdhë, por unë nuk jam i shqetësuar. Ata do të luajnë hapur përgjatë 90 minutave dhe do të japin më të mirën e tyre për ne që të avancojmë”, - tha Keiroz. “Qëndrimi ynë nuk është të llogarisim kartonët. Qëndrimi ynë është të jemi pragmatistë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për virtytet e rivalëve tanë dhe ne duhet të jemi një sekondë përpara tyre. Ne duhet të mendojmë më shpejtë dhe të luajmë më shpejtë”. Trajneri i Portugalisë, theksoi se ai pret nga skuadra e tij një “futboll të bukur”, por dhe ai nuk parashikon gjë tjetër përveçse një “ndeshjeje të madhe”. “Do të jetë një ndeshje ekstremisht e vështirë për të dy ekipet. Stili ynë i të luajturit futboll është paksa i ngjashëm dhe me shumë kreativitet dhe me lëvizje të mëdha. Në këtë fazë unë parashikoj një shfaqje të madhe të futbollit”. Përballja në Kejp Taun do të jetë e parë midis tyre në Kupën e Botës, por çifti ka një histori të gjatë përballjesh midis tyre: 32 ndeshje, 15 fitore Spanja dhe vetëm pesë fitore Portugalia.

Statistika

+ Spanja është i vetmi ekip që kam marrë deri tani vetëm një karton të verdhë.

+ Portugalia është i vetmi ekipi që nuk ka pësuar gol në tri ndeshjet para në fazën e grupeve.

+ Kristiano Ronaldo i Portugalisë është lojtari të cilit i kanë shkaktuar më shumë faulle në Botëror.

+ Spanja renditet e dyta në ranglistën e FIFA-s, ndërsa Portugalia, e treta.

Një ndeshje që premton spektakël

Dy skuadrat e rënda iberike do të përplasen për herë të parë midis tyre në finalet e Kupës së Botës. Një ndeshje për “jeta e vdekje”, midis kampiones së Europës, Spanjës (vendi i 2-të në FIFA) dhe Portugalisë (vendi 3-të). Dy vendet janë të pasura në ngjashmëri kulturore dhe sportive. Ato ndajnë një kufi prej 750 miljesh, një histori me fashizmin dhe një pasion të jashtëzakonshëm për futbollin dhe individualitetet e spikatura sportive. Ndeshja në Afrikën e Jugut konsiderohet edhe si përplasja më e madhe midis dy vendeve fqinje. Është një ndeshje që premton spektakël, por dhe një tension midis lojtarëve që e njohin mirë njëri-tjetrin. Shtatë nga lojtarët portugezë luajnë në kampionatin spanjoll, La Liga, përfshirë dhe kapitenin Kristiano Ronaldo. Trajneri i Spanjës, Vinsente Del Boske, tha se skuadra e tij duhet të përmirësohet pas dështimit për të lënë një përshtypje të mirë në tri ndeshjet e para, përfshirë dhe humbjen 1-0 me Zvicrën. “Ne kemi vuajtur pak”, - tha ai. “Kanë qenë ditë të vështira dhe këto na kanë forcuar ne. Në do të luajmë kundër Kristiano, por gjithashtu kundër një ekipi të madh, një gjenerate lojtarësh që luajnë prej vitesh së bashku, një nga rivalët më fuqishëm në këtë Kupë Bote”.

Deko, gati kundër Spanjës

Trajneri i Portugalisë, Karlos Keiroz, tha se Deko do të jetë i disponueshëm për ekipin e tij në ndeshjen kundër Spanjës. Keiroz theksoi: “Ne kemi 11 lojtarët e parë në dispozicionin tonë”. Kundër Portugalisë do të jetë edhe Sabroza Siamao. Deko luajti kundër Bregut të Fildishtë, por mungoi në ndeshjet kundër Koresë së Veriut dhe Brazilit për shkak të një dëmtimi.

Alonso, nga minuta e parë
Ksabi Alonso u stërvit normalisht me Spanjën, duke i rritur shanset për të qenë i gatshëm për përballjen kundër Portugalisë. Alonso pati një dëmtim në fitoren 2-1 kundër Kilit, të premten e kaluar. Mesfushori i Realit të Madridit u stërvit me kampionët e Europës, por megjithatë ka ende ndonjë problem. Fernando Torres gjithashtu duket se e ka kaluar dëmtimin në këmbën e djathtë, por Spanja mund të jetë pas Raul Albiolin.

29 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›