Gjendjet civile, thirrje institucioneve: Pranoni kartat
19/01/2012 Në shumë zyra kërkohet certifikata si mjet identifikimi. Prefekti: Penalizime nëse ndodh sërish
FIER- Duket se makthi i certifikatave nuk po largohet dhe qytetarët vazhdojnë të detyrohen të marrin certifikata për rinovimin e dokumentacionit. Të moshuar, studentë, gjimnazistë, qytetarë që marrin ndihmë ekonomike dhe shtresa të ndryshme që u është dashur të plotësojnë dokumentacionin gjatë këtyre ditëve të para të janarit ndër dokumentet e kërkuara kanë pasur edhe certifikatën.
Shqetësimi
Një pensionist thotë se ai është pajisur me kartë identiteti sepse kishte frikë se nuk merrte pensionin, por kur ka shkuar të marrë një vërtetim apo të plotësojë dokumentet, institucionet i kanë kërkuar certifikatë dhe jo një të vetme, por në çdo institucion i është dashur që të çojë nga një të tillë. Kjo situatë haset në njësitë vendore, por edhe në institucione të tjera si Posta apo Sigurimet Shoqërore. Më të prekurit kanë qenë pensionistët, të cilëve u është dashur jo vetëm të kenë një kosto shtesë, por edhe të sorollaten e të rrinë në radhë për të marrë një certifikatë.
Thirrja
Prefekti u ka bëre thirrje të gjitha drejtorive, institucioneve apo njësive vendore të zbatojnë vendimin e Këshillit të Ministrave për njohjen si dokument identifikimi të kartës për të gjithë qytetarët mbi moshën 16 vjeç. Ai tha se në zbatim të këtij vendimi do të ketë penalizime për punonjësit që do të vazhdojnë të kërkojnë certifikata duke mos zbatuar këtë vendim. Në rast të ankesave, tha ai, punonjësit do të përballen me gjoba deri edhe pezullim nga detyra. Deliallisi u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin kartën e identitetit në institucione dhe në raste të përballjes me kërkesa për certifikata t’i drejtohen institucionit të prefektit, duke bërë ankesën për institucionin apo punonjësin.
Bashkia
Përgjegjësi i gjendjeve civile pranë Bashkisë Elbasan, Vladimit Gjoza, tha se institucionet pavarësisht se ekziston një vendim i Këshillit të Ministrave që zëvendëson certifikatat me kartat e identitetit, por si për çudi ka ende shumë institucione që vazhdojnë të kërkojnë certifikatë personale. Kjo situatë sidomos në këtë fillimviti i ka vënë punonjësit e gjendjeve civile në vështirësi të mëdha. Radhët për të marrë një certifikatë janë të gjata dhe shpesh rrjeti është i ngarkuar e i ngadaltë. Kjo situatë është krijuar edhe nga shtimi i aplikimeve për pasaporta.