Shala: Deri në fund të vitit Kosova në BERZH

Prishtinë, 29 gusht - Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala ka thënë se pas mendimit të GJND-së dhe mbështetjes që është dhënë nga thuajse të gjitha vendet e BE-së, pritet që Kosova deri në fund të vitit të anëtarësohet edhe në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Në një intervistë për Kosovapress, ministri Shala ka folur edhe për proceset e ndryshme brenda Kosovës, si ai i privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha publike, ngritjes së çmimit të disa artikujve dhe çështje të tjera.
Duke folur për krizën ekonomike globale, ministri Ahmet Shala vlerëson se sikurse shumicën e vendeve edhe Kosova është prekur pak, porse vendi jonë e ka tejkaluar më lehtë dhe pa pasojë të thella këtë krizë.
“Natyrisht asnjë shtet nuk ka mbetur në glob pa u prekur nga kriza, por shkallët e goditjes në një far mënyre, besoj që Kosova i ka përballuar lehtësisht, duke i falënderuar mbase madhësisë së saj dhe ekspozimit të ekonomisë kosovare në ekonominë ndërkombëtare. Investimet e kompanive e kam fjalën për ato huaja në vendeve e tjera dhe janë shumë faktor që kemi shpjeguar disa herë”, ka thënë ai.
Në vlerësimet e tij për ngritjen e çmimit të disa artikujve që kanë ndodhur kohën e fundit, ministri Shala thotë se duhet parë dy anët e medaljes, sepse derisa ngritja ka shkuar në dëm të popullatës, ajo do të ketë efekte të mira për bujqit dhe do t’i shtyjë ata që të merren më shumë me prodhimin e grurit.
“Kjo do të jetë në një farë mënyre edhe në dëm edhe në të mirë nëse mund të them të bujqve dhe prodhuesve kosovar. Përkohësisht do të jetë nëse mund të them një presion nga publiku për shkak të rritjes së bukës, por në anën tjetër bujqit përkatësisht fermerët do të kenë një ngritje të potencialeve të prodhimit të grurit dhe në interes të fermerëve. Prandaj duhet të jemi tepër të kujdesshëm se çfarë po mbrojmë, çfarë po stimulojnë”, theksoi ai.
Ndërkaq edhe pse konsideron se ka pasur vonesë për privatizimin e ndërmarrjeve të mëdha, siç janë PTK-ja, KEK-u, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala nuk ka dhënë as vlerën e përgjithshme që mund të shitet operatori i vetëm publik mobil në Kosovë, duke arsyetuar se kjo do të bëhet me kohë.
“Nuk dua të spekuloj, sepse do të ishte spekulimi më jo profesional nga kushdo qoftë e më sa paku nga niveli ministror. Ne do të bëjmë gjithçka që vlera e inkasuar nga shitja të jetë sa më e lartë, andaj janë shumë të rëndësishme disa vendime strategjike. Se çfarë, sa do të jetë afati i operatorit të dytë, sa do të jetë numri i punëtorëve që do të transferohen do të jenë obligimet e saj, cilat operacionet të luftës kundër operatorëve ilegal, të gjitha janë këto elemente”.
Në arsyetimin e tij për vonesën e privatizimit, Shala ka përmendur si fakt KEK-un, ndërmarrje kjo në të cilën kanë hyrë shumë milionë nga ana e buxhetit, por ende nuk është zgjidhur problemi i energjisë elektrike.
“Në fakt jemi vonuar. Më vjen keq këtë të them se nuk është shumë popullore apo populliste si koncept, por në KEK në 10 vjetët e fundit janë investuar aq shumë para të buxhetit të Kosovës, sa do të ishte mbuluar gjithë infrastruktura rrugore e Kosovës, do të ishin ndërtuar të gjitha shkollat e Kosovës, do të kishte ligje tjera për kujdes social, shumë më herët dhe prapë nuk e kemi të zgjidhur këtë çështje të problemit të furnizimit me energji”, është shprehur ai.
Si do qoftë, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala ka thënë Kosova është duke u gjendur mirë në raportet dhe inkuadrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar.
Ai tha se pas mendimit të GJND-së dhe mbështetjes që është dhënë nga thuajse të gjitha vendet e BE-së, pritet që Kosova deri në fund të vitit të anëtarësohet edhe në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
“Unë dua të falënderoj personalisht Oli Rehn që edhe Komisioni Evropian si një nga anëtaret e Bankës Botërore, pra do të jap mbështetjen e tyre që është një sinjal jashtëzakonisht i madh dhe i avancuar për përmbylljen e këtij anëtarësimi të Kosovës që është shumë i rëndësishëm. Nuk guxoj të them afate sepse është vështirë, por unë jam shumë optimist që brenda këtij vitit do të mbyllet ky proces”, ka thënë Shala.
Ndër të tjera, ministri Shala ka siguruar se Qeveria e Kosovës i ka marrë të gjitha masat që të respektoj programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të sigurojë qëndrueshmërinë fiskale dhe ekonomike të vendit, sipas kornizës afatmesme të shpenzimeve që është bërë.