E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shala hetohet për kurdisje

Futbollisti kosovar Rijat Shala është në mesin e shumë futbollistëve dhe klubeve që po hetohen për kurdisje të ndeshjeve në futbollin italian.

Prokuroria e Cremonas ka hapur hetime ndaj 22 klubeve dhe 61 personave fizikë, përfshirë këtu edhe 52 lojtarë që ishin aktivë në momentin e kontestimit, dy nuk ishin aktivë, katër zyrtarë, tre trajnerë.

Futbollisti prizrenas, që në atë kohë luante në Novara, duhet të japë deklaratë si të gjithë të tjerët. Përpos Novarës, po hetohen edhe Atalanta e Siena nga Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›