Llumnica nënshkruan me LB07

Xhevdet Llumnica e ka gjetur ekipin e ri. Sulmuesi kosovar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin LB07, që garon në ligën e tretë suedeze.
“Bëhet fjalë për një lojtar që ka luajtur katër sezone në ligën e dytë suedeze me Assyriskan. E kemi përforcuar fazën ofanzive me Llumnicën, ka deklaruar drejtori sportiv i LB07, Johan Andersson.
“E kemi ndjekur Xhevdetin një kohë të gjatë, e donim këtu që nga viti 2006, kur luante në Husqvarna”, shtoi ai. 31 vjeçari ka shënuar 5 gola nga 25 ndeshje sezonin e kaluar.