E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shala s’gjen rehati

Nga Express më 09 shtator 2011 në ora 10:21

Rijat Shala nuk po e gjen assesi rehatinë. Mesfushori kosovar u kthye në Zvicër për të filluar nga e para, pasi dështoi ta tregonte veten në Itali, por gjërat nuk po shkojnë siç i parashikoi ai.

Fillimisht, pasi u kthye në Lugano, në ligën e dytë zvicerane, 28 vjeçari kishte hasur në probleme me drejtësinë, pasi i kishte borxh shtetit helvetik dy dënime nga e kaluara, të cilat ia kreu ekipi i ri. Ndërsa tash problemi është i natyrës fizike. Në fakt, prizrenasi ka pësuar një lëndim, i cili do ta lë jashtë fushës së blertë së paku për tri javë, shkruajnë mediat zvicerane.

Shala, i cili së fundmi luajti me Novarën, ka pësuar një lëndim të meniskusit të gjurit në stërvitje, kështu që ai mund të mbetet jashtë fushës deri në një muaj. Ish futbollisti i Schaffhausen, Grasshopper, Salernitana, Foggia, Cagliari e Taranto shpreson që në tetor të kthehet më i fortë dhe të ngritet si futbollist, si në kohërat më të mira.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›