E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cazorla synon top-katërshen

Nga Express më 17 shtator 2011 në ora 17:26

Mesfushori i Malagas, Santi Cazorla beson se skuadra e tij e re do të përfundojë në katër pozitat e para në La Liga.

Malaga është një prej klubeve që shpenzoi më së tepërmi gjatë afatit kalimtar të verës duke sjellë mbi dhjetë përforcime dhe Cazorla është një prej tyre.

“Synimi ynë dhe objektivi kryesor është të jemi në top-katërshe ose në pozitën e pestë. Do të pranoja edhe Europa Leaguen për momentin, kemi ekip kualitativ dhe besoj se mund të përfundojmë në mesin e më të mirëve”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›