E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Reflektim ose zgjedhje në këshill

Kreu i LSI-së, Ilir Meta,
kërkoi dje reflektimin e
socialistëve për sa i takon
buxhetit të kryeqytetit. Në mungesë
të tij, paralajmëroi Meta,
nuk do të jetë faji ynë që për këtë
buxhet do t‘i duhet të shprehen
qytetarët e Tiranës me votim.
"Buxheti duhet të jetë i detajuar
në çdo qindarkë të vetën, e cila
duhet të ketë destinacion të sigurt
dhe mirëpërdorim në funksion
të komunitetit", tha Meta.
Sipas tij, për sa i përket bashkëpunimit
me Partinë Socialiste,
LSI i ka konsumuar të gjitha përpjekjet
në këtë drejtim. "Ju e dini
që LSI po punon dhe do të konfigurojë
koalicionin e saj dhe alternativën
e saj, jo vetëm elektorale,
por edhe qeverisëse", u shpreh ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›