E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: “Berisha se di ende që ka një projekt”

Autori i Lajmit: Redaksia

Pas fjalimit të kryeministrit ka ardhur edhe reagimi i deputetëve socialistë. Deputeti socialist Eduard Shalsi ka reaguar pas deklaratave të kreut të qeverisë në lidhje me projektin e Bashkisë për sheshin “Skënderbej” duke theksuar se kryeministri nuk ka dijeni që për rikonstruksionin e sheshit qendror ekziston një projekt i detajuar e një studim për transportin në qendër të kryeqytetit. “Sot Berisha ishte në lartësinë e festës së vet, e nderoi 1 Prillin si një i paaftë e i papërgjegjshëm i madh. Kurrë më parë nuk kam parë një njeri të marrë përsipër të flasë e të bëjë gafa të paimagjinueshme. Mjerë ne për këtë kryeminister që kemi. Ai nuk e ka idenë që ekziston një projekt e që është bërë një studim për transportin” u shpreh Shalsi, ndërsa ftoi mediat të investigojnë e të zbulojnë, siç tha ai, sa të pavërteta ishin deklaratat e kryeministrit Berisha në Kuvend.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›