Pitela “Gjeni zgjidhje për krizën politike”
Autori i Lajmit: Redaksia
Zv.presidenti i Parlamentit Evropian, Xhani Pitela dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp paraditen e djeshme. Përmes daljes së tij publike, Pitela dha mesazhin e qartë për situatën politike në vend dhe theksoi se Parlamenti shqiptar duhet të lejojë transparencën e plotë të zgjedhjeve. "Më duket se askush nuk do të vërë në diskutim rezultatin e zgjedhjeve të kaluara, por është vullneti dhe besoj kërkesa legjitime për të garantuar për të ardhmen zgjedhje transparente, të sigurta që tregojnë qartësisht se kush është fituesi i vërtetë",- u shpreh zv.presidenti i Parlamentit Evropian. Në deklaratën e tij, Xhani Pitela ka përcjellë mesazhin e Parlamentit Evropian, që ishte dhe qëllimi kryesor i vizitës së tij zyrtare në Tiranë: “Gjeni zgjidhje të ndërmjetme për të qetësuar krizën politike dhe bëni transparencë të zgjedhjeve”.
Deklarata
“I gjithë procesi për integrimin e BE sheh të nevojshme zbutjen e krizës politike në Shqipëri. Duhet të gjendet një zgjidhje e ndërmjetme për të qetësuar krizën politike në Shqipëri. Ky ishte impenjimi im. Kjo do të jetë puna ime dhe mesazhi im që kam dhënë këto ditë në takimet që kam zhvilluar mes liderëve të partive dhe krerëve të institucioneve shtetërore”,- theksoi zoti Pitela gjatë konferencës së përbashkët me kryesocialistin Edi Rama.
Pitela e cilësoi të ligjshme, të drejtë dhe normale kërkesën e PS për transparencën e zgjedhjeve si një “parim i shenjtë” dhe që siguron besimin në zgjedhjet a ardhshme, por nënvizoi se "beteja politike bëhet në Parlament".
Pitela
Gjatë konferencës, zv.presidenti i PE-së shprehu gatishmërinë për ti dhënë mbështetje Shqipërisë në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave si dhe në integrimin e saj në BE. Pitela vlerësoi Ramën, si një mik të ngushtë për Partinë Socialiste Evropiane dhe për interesin që ka shprehur për liberalizimin e vizave dhe integrimin e Shqipërisë në BE. “Në cilësinë e zv.presidentit të PE-së, kam diskutuar për të çuar para dy çështjet e rëndësishme që janë vizat dhe integrimi në BE. Menjëherë sapo të shkoj, do të takoj komisioneren Mastron, së cilës do ti kërkoj nevojën për të shpejtuar procesin e liberalizimit të vizave”, - përfundoi Pitela. Ai paralajmëron Shqipërinë për “kohë të vështira” ekonomike e sociale. Pasi ka zhvilluar bisedën me kryetarin socialist, i cili nga ana e tij ka informuar “për gjendjen e rëndë ekonomike të vendit”, Pitela tha se “ndante shqetësimin me Ramën për krizën ekonomike dhe sociale që rrezikon Shqipërinë” dhe paralajmëroi kohë të vështira.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2010