E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: “Do ti padisim për shpifje Cekën dhe Palokën”



Bashkia e Tiranës do të padisë një grup deputetësh për akuzat e bëra ndaj saj në seancën e djeshme të Kuvendit. Nënkryetari i Bashkisë, Eduard Shalsi, ka deklaruar se Neritan Ceka dhe deputetët e tjerë duhet t’i provojnë në gjykatë akuzat e tyre për lejet e ndërtimit. “Kemi vendosur të hapim gjyq ndaj Cekës, Palokës dhe cilitdo që shpif për të mbajtur në pushtet një shtet të kalbur. Deklarata me 40 lejet e ndërtimit për Delijorgjin duhet të vërtetohet në gjykatë”, - pohoi Shalsi dje gjatë konferencës për shtyp. Ai nuk ka ngurruar të akuzojë edhe kryeministrin Berisha, duke e bërë atë përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit. “Berisha t’u thotë familjarëve të viktimave të vërtetën e tragjedisë së Gërdecit, të vërtetën mbi lidhjet e tij me Gërdecin që e hodhi në erë”, - ka shtuar Shalsi.

17 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›