Shalsi: Lapraka, dash kurbani i urbanizimit
>Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi duket se ka marrë një tur shëtitës zonë më zonë, për tu mbushur mendjen së pari qytetarëve se gjërat ishin menduar për mirë, dhe më pas anëtarëve të këshillit bashkiak, që gjërat e menduara si të mira prej bashkisë, të votohen nga ata.
Ashtu si në vizitat e tij ditore të bëra në zona të ndryshme gjatë ditëve të fundit në kryeqytet, Shalsi e ka konsideruar Laprakën si dashin kurban të urbanizimit. Sipas tij, në projektbuxhetin e vitit 2009, për këtë zonë ishin parashikuar investime të mëdha, të cilat do të ndryshonin pamjen e saj. në këtë kontekst, Shalsi u ka bërë apel edhe një herë partive që kundërshtuan projektbuxhetin, që të heqin dorë nga politika mbi nevojat e qytetarëve. "Lapraka do të ishte transformuar totalisht në rast se buxheti do të ishte miratuar", është shprehur Shalsi, duke harruar se Lapraka ka qenë prej vitesh aty, por vetëm në vitin 2009, bashkia u kujtua për të.