Bashkia investime për 32 shkolla, 17 kopshte, 15 çerdhe pa sistem ngrohje

>Demagogjija e Shalsit, e mjeruar para realitetit
Shqipëria në moshën e internetit...Shqipëria nuk ka ngrohje në shkolla, e jo më të pretendosh për internetin. E kujt i plasi, për nxënësit. Sa të kenë frymën e tyre të ngrohtë mirë janë. Ndërsa temperaturat e ulëta kanë pushtuar gjithë vendin dhe dëbora bllokon rrugët, nxënësit vuajnë të ftohnin në shkolla. Nëse një pjesë e Shqipërisë luan në moshën internetit, pjesa tjetër është njësoj, mos edhe më keq se në filmin Parullat. Le të mësojnë fëmijët në të ftohtë, rëndësi ka që erdhën në shkollë. Nëse, në shkollat 9 vjeçare të rikonstruktuara janë vendosur kaloriferët dhe ende askush nuk ngrohet, kjo është kompetencë e Bashkisë së Tiranës. Të gjitha fondet për ngrohjen dhe mirëmbajtjen u kalojnë si grand i pakushtëzuar bashkive dhe komunave në bazë të numrit të popullsisë. E çtë bëjmë ne shqiptarët tjetër, veçse ti japim fëmijëve tanë kur të shkojnë në mësim edhe një batanije, ashtu siç bënin gjyshërit me prindërit tanë kur i jepnin nga një copë dru me vete. Prandaj ti thërrasësh Edi Ramës që të marrë masa urgjente në mënyrë që shkollave dhe gjimnazeve të Tiranës tu sigurohet ngrohja, sepse është e pamundur të merret dije në klasa që janë më të ftohta sesa qelitë në burgut: qenka e kotë. Përgjegjësia këtu është e bashkisë dhe e drejtorisë arsimore. Edhe nëse xhaxhi Edi, nxjerr tellallin e tij, Eduart Shals për ta imituar bukur shefin e tij, e për të bërë fushatën e radhës.. Po për të tjerat kush mendon, sigurisht, xhupat dhe prindërit, por mbi të gjitha fryma e ngrohtë e fëmijëve. Një gjendje e tillë e shkollave është pothuaj në të gjithë territorin e vendit nën mungesën e kushteve të ngrohjes, gjë qe e bën pothuaj të pamundur zhvillimin normal të mësimit në parametrat optimalë që të mundësojë edhe efektivitetin e angazhimit të nxënësve, të studentëve, të mësuesve dhe të pedagogeve. Sa qorre dhe e shurdhët është qeveria apo bashkia, sepse përkrah tyre këto janë gjërat që vënë në pah mungesën e angazhimit dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë, duke përmendur deklaratën e kryeministrit Berisha për të vendosur përpara përgjegjësisë të gjithë ata që nuk do të plotësojnë detyrimin, e për të garantuar ngrohjen dhe kushtet optimale në të gjitha shkollat e Shqipërisë. Si i bëhet kur askush nuk ka as edhe një vendim për ngrohjen e shkollave?
Mësim me xhupa dhe kapuç
Po ngrohës kanë? As që bëhet fjalë!. E, pra, duket se ngrohja në shkollat tona është thjesht një luks dhe jo diçka e detyrueshme. Mësojnë me xhupa, si zgjidhjen e gjetur për të sfiduar të ftohtin. Ende fëmijët tanë paguajnë lek për të blerë ngrohës, e të nevojshmet e tjera për klasat e tyre. E çna mbetet gjë tjetër të themi, na rroftë shkolla e re. Ende fëmijët tanë paguajnë lek, ose më sakte siç quhet ndryshe në gjuhën e popullit, a do të shtijmë lek, edhe për këtë, apo edhe për atë. Nxënësit nga klasa e parë deri tek e pesta janë te privilegjuarit e kësaj situate. Ndërsa fëmijët e tjerë vuajnë situatën e rëndë për shkak të temperaturave të ulëta, ata të paktën arrijnë të ngrohen me furnela elektrike. Ndërsa për nxënësit e 9- vjeçares, ngrohja mbetet në kufijtë e zhgjëndrrës apo të luksit. Ndonëse e kanë bërë pagesën përkatëse, ata kërcëllijnë dhëmbët nga të ftohtit, pa mundur të bëjnë asgjë.... Sistemi qendror i ngrohjes me kaldaja vazhdon të jetë vetëm një iluzion edhe për shkollat me dritare dhe dyer të rregullta, përsëri i ftohti mbetet një problem serioz. Edhe pse një pjesë e mirë e shkollave janë të rikonstruktuara, me klasa të mëdha. Të tilla janë ato shkolla që janë përfshirë në projektet e Bashkisë së Tiranës, të cilat kanë parashikuar instalimin e sistemit qendror të ngrohjes. Ndërsa pjesa tjetër e shkollave, të cilat janë rikonstruktuar vite më parë, mbeten në shpresë të donacioneve të prindërve. Rezistencat nuk i vënë sepse ka problem rrjeti elektrik, nuk mban rryma, bie automati, etj. Sezoni i ngrohjes tashmë i bie të ketë filluar, sepse nis më 15 tetor 2008, e nëse në shkolla vlerësojnë se është e nevojshme, mund të fillojnë të ngrohin hapësirat edhe më herët me lëndët për ngrohje që kanë nga sezoni paraprak. Materiali i ri për ngrohje do të sigurohet pas procedurave të tenderit. E siç është bërë zakon, tenderi i ri për furnizimin e materialit për ngrohje sipas të gjitha gjasave do të shpallet si zakonisht në muajin tetor ose nëntor. Ndodh edhe si në këtë rast që nuk është shpallur fare.
Gjendja e mjeruar në klasa, fëmijët ngrijnë së ftohti
Nëse fëmijët tanë e ngërthejnë kokën me kapuç në orën e mësimit, e nëse xhamat e klasave mbushen me avuj nga fryma e tyre, më mirë do të bëhet për ta. Këta janë fëmijët tanë, në këto klasa të ftohta, veshur sa më trashë për shkak të mungesës së ngrohësve, ku ata pothuaj humbasin nën rrobat e tyre. Në Tiranë, ngrohja varet vetëm nga vullneti i mësuesve e drejtorëve të shkollave dhe i prindërve. Shpesh nxjerrin duart e vogla nga mëngët e xhupave dhe përpiqen ti ngrohin me frymën e tyre. Dritaret e klasës që hapen për ajrosje ua shtojnë të ftohtin, e megjithatë, nuk bëjnë zë. Ata qëndrojnë ashtu, të heshtur dhe ndërkohë përpiqen të ngrenë dorën për tu përgjigjur. Sepse, pavarësisht kushteve të këqija ku ata qëndrojnë përgjatë gjithë paradites, mësuesit nuk duan tia dinë. Ata kërkojnë përgjigje për pyetjet e mësimit, ndonëse nxënësit dridhen nga të ftohtit. Fëmijët, ashtu të mbledhur në rrobat e tyre të ngjajnë, me shitësin e gështenjave të Qemal Stafës, nga ku të tjerë fëmijë që janë më pranë qendrës janë shumë larg Lulit të vocërr. Ata kanë të njëjtin fat si të tjerët, që mësojnë në shkolla ende të papajisura me ngrohës qendror.
Arsyeja e mungesës së ngrohjes
Nuk punon kaldaja, nuk ka punonjës mirëmbajtjeje për të, ska naftë, kaldaja pëson defekte teknike. Këto janë arsye të mjaftueshme që ngrohja të mos funksionojë rregullisht në këto shkolla. Këto probleme ti thonë hapur si nxënësit, ashtu si edhe drejtorët e shkollave të Tiranës dhe mbi të gjitha ato gjenden në raportet e Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, siç pranojnë autoritetet. Megjithatë, duket se kjo gjendje është pranuar në heshtje.
Investimet e bashkisë, 32 shkolla pa kaldaja
Vetëm në Tiranë janë vetëm 18 shkolla që kanë ngrohje qendrore me naftë, por janë plot 32 të tjera që nuk kanë kaldajë dhe për të cilat bashkia nuk përgjigjet. Ata kanë të njëjtin fat si të tjerët, që mësojnë në shkolla ende të papajisura me ngrohës qendror. Por të paktën të funksiononte ngrohja për vetëm këto të 18-ta. Duhet theksuar se drejtorët e quajnë problemin ende të pazgjidhur për sa kohë që nuk ka një ngrohje qendrore dhe një person që të merret enkas me këtë punë. Dhe çështë më e rëndësishmja, të ketë një fond të mjaftueshëm për lëndën djegëse. Kështu, edhe ky dimër, ashtu si edhe shumë të tjerë, po kalon me problemin e madh të ngrohjes në institucionet arsimore të vendit, i cili ka lënë pasoja në shëndetin e fëmijëve, që gjatë gjithë dimrit i zënë ethet dhe temperatura. Shqipëri hesapi, ngelem gjithmonë duke menduar kujt i plasi.
Shalsi: Ky është investimi bashkiak i çdo viti
Bashkia e Tiranës ka qenë e para që ka futur ngrohjen qendrore në shkolla. Sipas pohimit te tij, investimi në këtë fushë është pjesë e buxhetit bashkiak të çdo viti. Në një hark kohor prej katër vjetësh janë pajisur me sistem ngrohje 32 shkolla, 17 kopshte dhe 15 çerdhe, vazhdoi ai. Ndërkohë Shalsi nuk heziton të shprehet ironik ndaj këtij fakti jo pak shqetësues, duke e quajtur kështu veprimin si shfaqje të shëmtuar të politikës së vjetër. Bashkia e Tiranës pohon se sezoni i ngrohjes fillon më 15 tetor 2008, e nëse shkollat vlerësojnë se është e nevojshme, mund të fillojnë të ngrohin hapësirat edhe më herët me lëndët për ngrohje që kanë nga sezoni paraprak. Materiali i ri për ngrohje do të furnizohet pas procedurave të tenderit, ka bërë të ditur bashkia e Tiranës, pak kohë më parë. Sepse Ministria e Arsimit dhe Bashkia e Tiranës janë ende duke zgjidhur problemin e kompetencave për këtë çështje. Fondet janë shumë të vogla. Për kopshtet buxheti i shtetit ka dhënë rreth 40 milionë lekë për këtë vit, ndërsa nevoj