Ngrihet instituti i krimeve të komunizmit
24/02/2010 Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi ngritjen e institutit që do të arkivojë dhe përdorë për qëllime historike të gjitha dokumentet që flasin për periudhën e regjimit komunist. Anëtarët miratuan ligjin, i cili u debatua gjatë mbi kriteret përjashtuese për nëpunësit e institutit. Ata nuk duhet të jenë ish-funksionarë të organeve të Sigurimit të Shtetit, apo të shkolluar ose nuk kanë bërë kualifikime në shkollat e larta politike të Sigurimit ose mbrojtjes të Shqipërisë a të vendeve të Traktatit të Varshavës. Kjo pikë u kundërshtua nga deputeti Fatos Hoxha, i përjashtuar nga ky nen, dhe pse është një i persekutuar politik nga regjimi komunist.
Debatet
“Nëpunësit dhe punonjësit e institutit e të arkivit duhet të jenë persona që gëzojnë besueshmëri. Për qëllimet e këtij ligji, i besueshëm është çdo person që ka mbushur moshën madhore para 8 dhjetorit 1990 dhe nuk ka qenë anëtar ose kandidat i PKSH-së a PPSH-së; i shkolluar ose nuk ka bërë kualifikime në shkollat e larta politike të Sigurimit ose mbrojtjes të Shqipërisë a të vendeve të Traktatit të Varshavës”, thuhet në ligj pas propozimeve të deputetëve. Sipas propozimit të sekretarit të komisionit, Eduard Halimi, nga të qenit nëpunës i institutit duhet të përjashtoheshin edhe “çdo funksionar që ka punuar në organet e Sigurimit të Shtetit”. Ky përjashtim qëndroi edhe pas pikëpyetjes që ngriti deputeti Nasip Naçi për përfshirjen në këtë kategori edhe të financierëve. “Është taksative ndalimi për çdo funksionar të Sigurimit të Shtetit, financier apo pastrues qoftë ai”, u përgjigj drejtori i byrosë politike në Këshillin e Ministrave, Hasan Metuku. Anëtarët e komisionit u përfshinë në një debat më të gjatë edhe për kriterin tjetër përjashtues, atë për të shkolluarit që kanë bërë kualifikime në shkollat e larta politike të Sigurimit ose mbrojtjes të Shqipërisë a të vendeve të Traktatit të Varshavës. “Me këtë nen mua më ndalohet të jem pjesë e këtij instituti. Kanë qenë rreth 32 mijë ushtarakë në atë kohë ashtu si edhe unë. Por unë kam qenë i persekutuar. Po ashtu edhe 10 mijë të tjerë”, tha deputeti Fatos Hoxha, njëri prej atyre që kanë bërë shkollën e lartë ushtarake, por që ka qenë i persekutuar. Drejtori Metuku sqaroi se në këtë nen nuk është pasur parasysh shkolla “Skënderbej”, por shkollat që kanë qenë të lidhura me strukturat e regjimit, për Akademinë e Lartë të Mbrojtjes apo dhe akademi të tjera.
Ndryshime të komisionit
Gjatë shqyrtimit dhe diskutimi të neneve të projektit anëtarët e komisionit bënë disa ndryshime. Sipas tyre, bordi miraton planin e botimeve, publikimeve, dokumentarëve dhe të aktiviteteve përkujtimore. Drejtori ekzekutiv i institutit nënshkruan akte bashkëpunimi me titullarët e organizatave, institucioneve apo çdo strukturë tjetër që zotëron arkivat. Ndërsa përcaktimi i pagës së drejtorit ekzekutiv të institutit do të bëhet pas një verifikimi në konsultë edhe me Ministrinë e Financave.
Shfuqizimi
Komisioni hoqi nga projekti i Qeverisë paragrafin që parashikonte se me mbylljen e veprimtarisë së institutit, arkivi bëhet pjesë e Arkivit Qendror të Shtetit. “Ky nen të hiqet, pasi ligji i arkivave e përcakton këtë detyrim, pra se ç’ndodh me arkivat e institucionit”, propozoi kryetari i komisionit, Ilir Rusmali. Ndërsa Metuku sqaroi se Këshilli i Ministrave e ka pasur problem dorëzimin e arkivave, prandaj është bërë ky përcaktim ligjor.
Bashkërendimi
Instituti do të marrë informacione nga të gjitha strukturat dhe organet shtetërore, njësitë e qeverisjes vendore, organizatat tërësisht ose pjesërisht buxhetore, organizatat që financohen nga qeverisja vendore, arkivat dhe të gjitha njësitë e tjera që disponojnë materiale arkivore që i përkasin periudhës së komunizmit. Këto institucione do të vendosin informacionin e tyre në dispozicion të institutit pa pagesë dhe pa vonesë të justifikuar.
Hapësirat
Krimet dhe pasojat e komunizmit do të studiohen përtej kufijve kohorë që vendos periudha e komunizmit nga 29 nëntori i vitit 1944 deri më 8 dhjetor 1990. Ky institut do të ngrihet menjëherë pas miratimit të projektit nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërkohë që është detyrë e Këshillit të Ministrave të sigurojë mjediset e punës për institutin brenda një muaji nga hyrja në fuqi e ligjit dhe të miratojë strukturën dhe organikën brenda 2 muajve.