“Kthimi i opozitës në Parlament, hapi i parë drejt përparimit”
24/02/2010 Raporteri i Këshillit të Evropës, David Wilshire
A jeni optimist se do të ketë një zgjidhje të krizës së shpejti?
Kam një optimizëm të arsyeshëm se ne do ti shohim ata që të ndërmarrin hapin e parë, apo ndoshta dy-tre hapat e parë drejt një zgjidhjeje të plotë, por nuk pres një zgjidhje të plotë që nesër në mëngjes.
A mendoni se me propozimet që keni bërë juve partitë do të mund të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre? Le tju kujtoj se partia e opozitës thotë se ajo mund të kthehet në Parlament, por se ata duan një hetim të plotë të zgjedhjeve...
Le të shohim se çfarë do të ndodhë. Hapi i parë duhet të jetë që opozita të kthehet në Parlament dhe derisa të ndodhë kjo nuk shkohet gjëkundi. Dhe ne presim hapin e parë që opozita të kthehet në Parlament. Nuk kam shumë dyshim se pas kësaj do të ketë vështirësi. Mendoj që ju do ta shihni se do të flisni me mua dhe kolegët e mi në Tiranë përsëri, para se të kalojë shumë kohë.
Duke pasur parasysh kërkesat e opozitës dhe premtimet e Qeverisë, cila mendoni se do të jetë zgjidhja e krizës? A do të hyjë opozita në Parlament dhe Parlamenti do të kryejë një hetim për zgjedhjet?
Ndonjëherë më pëlqen të besoj në zgjuarsinë time, por nuk jam aq i zgjuar sa të parashikoj të ardhmen. Nuk e di se kur do të kemi një përgjigje. Ne duhet të hedhim disa hapa, por fatkeqësisht forma e zgjidhjes nuk është në dorën time. Dua tju them se shpresoj që zgjidhja e plotë, e çfarëdo forme të jetë, të çojë drejt funksionimit të mirë të demokracisë në Shqipëri.
Pra, ajo që ju po inkurajoni është që opozita të hyjë në Parlament dhe atje të diskutojë për shqetësimet që ka?
Po. Shpresoj që tani opozita do të shkojë në Parlament, gjë që do të ishte hapi i parë dhe do të shënonte një farë përparimi. Opozita do të përpiqej të diskutonte atje me Qeverinë shqetësimet e veta. Nuk do të isha çuditur sikur ata ta kishin të vështirë e madje edhe të pamundur për të arritur një marrëveshje, por në atë moment ne do të ofronim të shkonim përsëri në Shqipëri për ti ndihmuar në zgjidhjen e problemit tjetër. Nëse ndihmuam për kthimin e opozitës në Parlament dhe shënuam përparim, atëherë nëse dalin probleme të tjera, ne do të shohim se si mund të ndihmojmë ti zgjidhim edhe ato, e kështu me radhë. Pra, një përparim hap pas hapi, jo një zgjidhje e plotë brenda një minute.
Wilshire:
“Opozita nuk na kërkoi të garantonim asgjë. Askush nuk na kërkoi të jepnim garanci për asgjë. Kjo, sepse po të më ishte kërkuar nëse mund të garantoja diçka, përgjigjja ime e thjeshtë do të kishte qenë: Jo, nuk mundem!" Unë jam një i huaj në vendin e dikujt tjetër. Të vetmit që mund të japin garanci janë shqiptarët. Ne jemi këtu për të ofruar mbështetje, inkurajim e ndihmë, por zgjidhja gjendet brenda vendit dhe jo nga të huajt, që vijnë këtu për tu treguar njerëzve se çfarë duhet të bëjnë”.