E Diel, 1 Nëntor 2026

Dollari zhvlerëson lekun,u shkëmbye me 101 lekë

 Një dollar amerikan u shkëmbye dje me 101 lekë, çka tregon qartë një zhvlerësim të monedhës vendase karshi tij. Ndërkohë euro ka vazhduar të ruajë pozita të favorshme në kuotën e 138.4 lekëve në tregun shqiptar, ndryshe nga sa ka ndodhur në tregjet ndërkombëtare, ku monedha evropiane ka pësuar një rënie të ndjeshme karshi dollarit, dhe ka shënuar një vlerësim me 1.37. Nëse i referohemi të dhënave nga Banka e Shqipërisë, dollari ka forcuar pozitat e tij ndaj lekut gjatë dy muajve të fundit dhjetorit të 2009-ës dhe janarit të këtij viti. Performanca e tij gjatë kohëve të fundit në bursat ndërkombëtare ka qenë mjaft pozitive duke u shoqëruar me një rritje graduale karshi monedhës evropiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›