Shalsi te "Don Bosko": Na bllokuan punën për kanalizimet e kësaj zone
"Në këtë bllok, pranë rrugës ‘Don Bosko‘, ky komunitet mezi po pret që ne të bëjmë kanalizimet, por Sali Berisha dhe Ilir Meta as nuk duan t‘ia dinë për hallet e këtyre banorëve. Atyre nuk u interesojnë shqetësimet e problemet e qytetarëve, ajo që u intereson është vetëm që të armiqësojnë qytetarët me Bashkinë e Tiranës, madje të bëjnë qytetarët, të mallkojnë Bashkinë e Tiranës". Kështu deklaroi dje nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi. Ai ndaloi në rrugën "Don Bosko", punimet për kanalizimet e reja të së cilës janë ndërprerë. Kjo ishte protesta e radhës e përfaqësuesit të bashkisë, i cili ditë pas dite ka nisur që të tregojë vakumet që po krijohen në punët kryeqytetase për shkak të rrëzimit të buxhetit të 2009-ës.
"Buxheti i bashkisë, buxheti i qytetarëve dhe i qytetit do të zgjidhë ndërmjet të tjerave edhe problemin e këtij komuniteti, por Sali Berisha dhe Ilir Meta vazhdojnë ta rrëzojnë, duke lënë këtë komunitet edhe pa kanalizimin jetik", theksoi më tej Shalsi.