E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ora e Debatit",Pango:Do sqaroj të vërtetën

Ish ministri i Kulturës, Ylli Pango pritet të bëjë publik versionin lidhur me videot e transmetuara në emisionin "Fiks Fare", që shkaktuan skandalin që prej ditësh ka pushtuar klasën politike shqiptare. Gjatë emisionit "Ora e Debatit" ish ministri i Kulturës, Pango duke ndërhyre drejpërdrejt në lidhje telefonike, ka deklaruar se ditën e shtunë dë të dalë para medias për të mbrojtur të vërtetën e tij, duke akuzuar sërish emisionin "Fiks Fare" për shpifje dhe mashtrim. Ai bëri me dije se do të denoncojë këtë skandal duke "nënvizuar elementë të ngatërresave të qëllimshme që janë bërë nga emisioni "Fiks Fare". Pangoi u shpreh se "do paraqesë fakte për poshtërsitë e organizuara nga Filip Çakulli. Sipas ish-ministrit, lufta e emisionit "Fiks Fare" ëshë e urryer dhe e e pabarabartë."Perandoria mediatike Top Channel ka shpallur luftë ndaj një individi si unë dhe tashmë duhet të përgatitet për pasojat", theksoi ai.
Përballë këtij qendrimi,i ftuari i emisionit të gazetarit Alfred Peza , kryeredaktori i emisionit "Fiks Fare", ka deklaruar se investigimi ka qenë profesional dhe i vërtetë. Sipas tij ky emision ka përgjuar funksonin publik të Ylli Pangos dhe jo jetën e tij private. Ai e cilësoi ngjarjen si një abuzim me detyrën dhe jo një aferë seksi. "Nuk kam asgjë personale me Pangon për ta sulmuar ashtu si ish-ministri ka deklaruar", nënvizoi Shkurti.
Duke u nisur nga skandali i ish ministrit të Kulturës emisioni i gazetarit Alfred Peza solli këtë herë një debat më të gjere për njerezit që na qeverisin. Nënkryetari i kuvendit Ceka, Erjon Veliaj, Biberaj dhe Agim Isaku kanë disktuar për menyren, se si filtrohen deputetet, kush i zgjedh, mbi çfare kriteresh dhe pse vazhdon demokracia shqiptare të jetë me kaq probleme.Skandali Pango i cili më shumë se seksual është një rast abuzimi me detyrën dhe korrupsioni, është pranuar nga të gjithe protagonistët e emisionit "Ora e Debatit' se është në radhë të parë një kosto për PD-në tashme kur zgjedhjet nuk janë shumë larg.
Vrasje dhe vetëvrasje, do ta cilësonte kryetari i PAD-së, Neritan Ceka skandalin "Pango. "Ngjarja është vrasje dhe vetëvrasje. Vrasje e të tjerëve në mënyrën më vulgare, sepse i vret shpresën të rinjve. Është vetëvrasje sepse është një karrierrë që mbyllet në mënyrë të turpshme", u shpreh Ceka. Sipas tij, kjo ngjarje është një lente që hapet papritmas në moralin e politikës shqiptare. Po ashtu, edhe analisti Agim Isaku e kondideroi si "një lente" këtë skandal, një lente që sipas tij tregon se në ç'mënyrë funksionon shteti,si funksionojnë filtrat për zgjedhjen e deputetit ministrit, pra a ka një strukturë u vlerësohet integriteti moral i atij që propozohet për të qenë funksionar. Sipas deputetit të PD-së, Aleksandër Biberaj skandali "Pango" është një fenomen negativ dhe i dënueshëm. "Por maxhoranca dhe kryeministri ka marrë qendrimin e saj",tha ai. Biberaj vlerësoi se "Mënyra si politika përzgjedh kandidatët për deputete e ministra ka treguar se deri tani nuk ka qenë e saktë".Lideri i "G99" do ta cilësonte skandalin si "një mitmarrje me mish". Erjon Veliaj u shpreh se në këtë rast mungonte një filtër në përzgjedhjen e Pango-s ndaj edhe Berisha duhet të kërkonte ndjesë.Sipas përfaqësueses së levizjes "Mjaft",Elisa Spiropali, Pango është një rast i mirëfilltë i përdorimit të pushtetit ndaj femrës. "Rasti Pango është simptomë e një sëmundje që ekziston prej kohësh në Shqipëri", u shpreh ajo. Pyetjes së sondazhit nëse skandali ishte faji i Pangos apo i Fiksi-t, 60.1 % e votuesve zgjodhën Pangon dhe 39.9% votuan se fajtor ishte Fiks-i.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›