Berisha:Do rrisim sërish pagat e arsimtarëve

Në takimin që kryeministri Berisha pati me tre mijë mësues në Pallatin e Kongreseve deklaroi se për qeverinë e tij, gara e dijes është promotori i ndryshimit. "Arsimimi i mirë i shkollave, qytetërimi dhe progersionet bashkëkohore ishin dhe janë alternativa jonë",tha ai. Ai vlerësoi se shkolla dhe mësuesit janë vatra e dytë e familjes dhe e formimit profesional. "Zotimi për të dyfishaur rrogat e arsimtarëve ishte i madh, por ne e mbajtëm premtimin e dhënë", tha Berisha. Kryeministri deklaroi se "Në mandatin e dytë për mësuesit do ketë sërish rritje të pagave, do të shtohet numri i kualifikimeve, do t'u jepen të gjitha lehtësirat e mundshme". Berisha i kërkoi kryebashkiakut Rama të përcaktojë trojet për ndërtimin e shkollave në kryeqytetin e vendit, që klasat të mos jenë të tejmbushuara me nxënës.