E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqata e Ndertuesve: Kriza ekonomike po na rrenon, te merren masa nga qeveria

Tiranë, 7 mars, 12:08, NOA – Sektori i ndërtimit po vuan shumë nga mungesa e likuiditeteve në kuadrin e krizës ekonomike e cila duket se ka nisur ta godasë edhe vendin tonë.

Një fakt i tillë është deklaruar sot nga drejtori i Shoqatës së Ndërtuesve, Maksi Muçi,

të cilët paraqiten mjaft të shqetësuar për ecurinë e sektorit të tyre në të ardhmen.

Ata kanë kërkuar përmes një deklarate për shtyp nga qeveria, uljen e Tatimit të Vlerës së Shtuar për sektorin e ndërtimit, si edhe realizimin e një politike investimesh.

Ndërsa nga ana e bankave kanë kërkuar që ato të financojnë kompanitë e ndërtimit në këtë periudhë krize.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›