Paturri: Hiqmani imunitetin
Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar që edhe për një deputet tjetër të PR-së, Hajrulla Paturri, t‘i kërkojë Kuvendit heqjen e imunitetit. Shkak për këtë kërkesë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme është bërë hetimi për dhunën që deputeti republikan ka ushtruar mbi një arbitër gjatë një ndeshjeje futbolli. Dhunë e cila është pranuar publikisht nga deputeti Paturri gjatë një konference për shtyp. Por po dje, nëpërmjet një konference për shtyp, deputeti republikan ka bërë të ditur se është gati të heqë dorë nga imuniteti dhe nga mandati i deputetit për t‘u hetuar në lidhje me këtë ngjarje, por ai ka kujtuar se prokuroria duhet të hetojë mafien e futbollit dhe jo deputetët.