E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Qeveria punon për pasurimin e saj, në kurriz të ligjit dhe qytetarëve

Lideri i LSI, takim elektoral në qytetin e Vlorës
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka bërë një takim madhështor në qytetin e Vlorës. Mbi tre mijë përkrahës të LSI, qytetarë dhe qytetare vlonjate kishin mbushur Pallatin e Sportit të qytetit të Vlorës. Gjatë fjalës së tij, lideri LSI, Meta ndër të tjera vlerësoi se Shqipëria në NATO nuk është më një ëndërr, por një realitet, i cili është meritë dhe kontribut mbi të gjitha e popullit shqiptar. Është merita juaj që keni mbështetur këtë rrugë, që keni kërkuar konsensus edhe kur politika ka qenë e përçarë, që keni përkuar gjithpërfshirje edhe kur klasa politike është përpjekur të jetë përjashtuese, u shpreh Meta,duke shtuar se Shqipëria në NATO është ndoshta e vetmja sfidë që ka bashkuar politikën shqiptare rreth një qëllimi, për tiu përgjigjur një aspirate të vjetër shqiptare që para së gjithash është e lidhur me përkatësinë tonë evropiane, është e lidhur me historinë tonë të lavdishme që nga koha e Skënderbeut. Meta theksoi se Shqipëria në NATO nuk është më një ëndërr, por ajo është një detyrim për tiu përgjigjur sfidave që kërkon qenia anëtar i saj. Ne nuk kemi vetwm njw wndwrr. Nuk kemi vetëm një aspiratw. Nuk kemi vetëm një qwllim. Sepse për çdo shqiptar vazhdon të mbetet ëndërr e pajetuar, aspiratë e papërmbushur dhe qëllim i parealizuar, tha Meta. Lider Meta u ndal tek papunësia në vend, duke deklaruar se sot vendi ynë ka nivelin më të lartë të papunësisë në Evropë me mbi 14%. Sipas Metës, sot një ndër tre shqiptar jeton në skamje e nën nivelin jetik të ekzistencës humane. Ai deklaroi se jemi ende vendi më i varfër në Evropë e tashmë edhe i përfshirë nga kriza ekonomike, kambanat e së cilës po bien gjithnjë e më shumë. Por për të cilat sipas Metës, qeveria ka rënë në shurdhëri dhe paaftësi. Shqipëria e një shëndetësie që shëron, sepse në spitalet tona ndodh shpesh edhe e kundërta, u shpreh Meta. Duke iu referuar shtetit ligjor, Meta tha se ky shtet ende përdoret dhe shfrytëzohet nga një klikë e ngushtë nepotike e klienteliste që punon vetëm për pasurimin e saj në kurriz të ligjit dhe shumicës dërrmuese të shqiptarëve që rrojnë në varfëri. Ndërkaq duke iu referuar drejtësisë së drejtë dhe të pa kompromentuar, Meta tha se shkaktarët e tragjedisë së 9 Janarit e 14 Marsit i sheh në çdo ekran televizioni duke folur për demokracinë, ndërkohë që sipas tij duhet të ishin në bankën e të akuzuarve, e kur krimineli i shtetit të lirë e ka kurajon të sfidojë shtetin. Duke iu referuar tragjedisë së Gërdecit, Meta tha se kjo plagë e rëndë vazhdon të na rendisi përkrah vendeve të prapambetura të Afrikës e të na mbajë larg integrimit evropian, duke mbytur iniciativën e lirë ekonomike, duke kufizuar liritë dhe të drejtat tona e duke mbajtur peng të ardhmen tonë të përbashkët. Ndërsa kreu i LSI në Vlorë theksoi se shqiptarët vetëm të LSI dhe Ilir Metës shikojnë alternativën që do ta nxjerrë vendin nga kriza dhe shqiptarët nga varfëria përmes punësimit. Thanasko përmendi disa nga veprat e investuara në infrastrukturë në kohën që Meta ishte Kryeministër. Kreu i LSI në Vlorë theksoi se LSI do të dalë fituese në Vlorë. Sekretari i Përgjithshëm i LSI theksoi se ne të gjithëve na bashkon një njeri i jashtëzakonshëm siç është Ilir Meta, i cili punoi pa u lodhur për të ndërtuar Shqipërinë, ndaj LSI dhe Meta janë zgjedhja më e mirë për Shqipërinë. Ndërsa Nënkryetarja e LRI, Erisa Xhixho u shpreh se LSI është zgjidhja më e mirë për shqiptarët. Deputeti Nikollaq Neranxi vuri nw dukje se LSI vjen para jush me programe dhe projekte të rëndësishme zhvillimi si rezultat i njohjes dhe vizionit që ka për të zgjidhur problematikat që paraqiten para shqiptarëve. Ne kemi denoncuar korrupsionin e madh me prona, në veçanti me pronat e bregdetit. Nga denoncimet tona morën shkas dhe media të huaja prestigjoze që filluan investigimet e tyre për këtë krim, u shpreh Neranxi, duke shtuar se sot mbahet peng zhvillimi i vendit, por LSI përmes programit të saj do të sjellë një mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë shqiptarët. Neranxi u shpreh se rrugën që Meta e vazhdoi në Llogara, prapë Meta do ta çojë deri në Konispol. Pas deputetit Neranxi foli Sekretari i LSI për Qarkun Vlorë, Ccim Selamaj, i cili u shpreh se mbështetja e gjerë që Vlora po i jep sot LSI dhe Ilir Metës, është një tregues se vlonjatët besojnë te një alternativë konkrete për zhvillimin e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›