E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrata Balliu-Delijorgji, debate në Kuvend

Debat mes Topallit dhe deputetit të PS-së, Tauland Balla për kontratën e ortakërisë Balliu-Delijorgji

Topalli-Ballës: 'Të uroj edhe ty edhe motres tate që ti marri të gjitha beneficet e të qënurit në NATO"


TIRANË- Publikimi nga media i kontratës së ortakërisë në biznes mes presidentit të Albademil Mihail Deliorgji me një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Sali Berisha, botuesit të gazetës "55" Fari Balliut, ka risjellë edhe një herë në Kuvend debatin e hershëm për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 vetë dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë.

Duke iu referuar një fakti të tillë, deputetët e opozitës kanë konstatuar se kontrata me njeriun që drejtonte kompaninë që merrej me demontimin e armëve në Gërdec, është prova më e qartë që tregon për lidhjen që kanë ekzistuar mes pushtetarëve të djathtë dhe të akuzuarve kryesorë nga prokuroria si shkaktarë të kësaj tragjedie.

Sipas depoutetit socialist Tauland Balla ky rast përbën një pohim të qartë të konstatimeve që ka bërë në vijim opozita dhe media, por edhe raporti i Foreing Office, sipas të cilit kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij po i bëjnë presione institucioneve të drejtësisë që çështja e Gërdecit të mos zbardhet.

"Dje shtypi dhe prokuroria kanë thene se këshilltari kryesorë i Sali Berishës, politikani dhe mendja e zgjuar, eminenca gri e Sali Berishës është njeriu drejtpërdrejtë i lidhur me Deliorgjin.

Këto fakte implikojnë drejtpërdrejtë Sali Berishën përmes sekserit të tij shqiptar Fahri Balliut lidhjen e drejtpërdrejtë të Sali berishës dhe djalit të tij në çështjen më makabër që ka prekur ndonjëherë shqiptarët, atë të Gërdecit", - tha deputeti Tauland Balla duke iu drejtuar kryeparlamentares Jozefina Topalli të cilës i vuri në dispozicion edhe kontratën dhe vendimin e Gjykatës për përfshirjen e vajzës së Balliut në një prej kompanive të ngritura nga Deliorgji gjatë vitit 2006.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli e cila duke mos pranuar që të komentojë një fakt të tillë ka kaluar në kundërsulm duke ripërsëritur edhe një herë akuzat kundrejt kryetarit të opozitës Edi Rama për lidhje të dyshimta me Mihail Deliorgjin.

"Ato letra ti kam fal çoja kryetarit dhe me këtë rast duhet ti përsërisësh dhe një herë kryetarit që ka të paktën 200 telefonata të rregjistrum me Deliorgjin, ka një tjetër këtu që ka 500 telefonata.

Duhet të pyesësh kryetarin pse nuk ia përmend emrin Deliorgjit, do i thuash kryetarit pse i ka dhënë leje ndërtimi Delijorgjit dhe përse nuk ia heq këto leje ndërtimi Deliorgjit? Dhe pastaj do i thuash përsëri kryetarit që të bëhet një herë burrë dhe të flasi", - tha Topalli.

Kryetarja e Kuvendit ka kaluar edhe ne akuza personale, teksa i është drejtuar Ballës, duke i përmendur edhe motrën, debati për të cilën, u hap pak muaj më parë nga vetë kryeministri Sali Berisha, i cili atakoi rëndë familjen e deputetit Balla.

"Një këshillë, je djalë i ri nuk të shkon të hedhësh vrer çdo ditë dhe çdo sekondë, por unë ta fal je djalë i ri. Aq më tepër që je deputet i NATO-s dhe unë të uroj edhe ty edhe motres tate që ti marri të gjitha beneficet e të qënurit në NATO", i tha Topalli, deputetit Balla.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›