E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, rritje ekonomike, por të ardhura të pakta

Eurostati ka publikuar të dhënat e fundit për rritjen e ekonomisë dhe të ardhurat për frymë në vendet e Bashkimit Evropian dhe në vendet e Ballkanit. Nga të dhënat Shqipëria ka rritje të lartë ekonomike, por të ardhurat për frymë vazhdojnë të jenë më të ulëtat në rajon. Sipas Eurostatit, një shqiptar ka mesatarisht të ardhura në vit 4 herë më pak se një qytetar i Bashkimit Evropian. Vendi më i dytë më i varfër pas Shqipërisë është Bosnja, ku të ardhurat për frymë janë sa 29 për qind e mesatares së BE-së.

Maqedonia renditet e treta me 30 për qind, ndërsa Mali i Zi me 40 për qind. Pavarësisht se Shqipëria ka ndër rritjet më të larta ekonomike në rajon, të ardhurat për frymë në vend kundrejt mesatares së Bashkimit Evropian po rriten shumë ngadalë, madje tri herë më pak se ato të disa fqinjëve tanë. Në vitin 2005 treguesi i të ardhurave për frymë në Shqipëri ishte 22 për qind. Në 2006 arriti 23 për qind dhe në 2007, 24 për qind.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›