Shaqiri: Angazhim maksimal në luftën kundër kriminalitetit

Gjatë konferencës për dy vjetorin e krijimit të "Task Force" për luftën kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Bahri Shaqiri, shprehu sot angazhimin maksimal të institucionit që drejton në strukturën "Task Force", të ngritur për luftën kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit. Gjatë konferencës së organizuar sot paradite në Hotel "Sheraton", në Tiranë, me rastin e dy vjetorit të krijimit të strukturës "Task Force", Shaqiri përshëndeti punën e bërë nga kjo strukturë në luftën kundër kriminalitetit dhe sidomos krimit ekonomiko- financiar. Struktura "Task Force" u krijua dy vjet më parë pranë prokurorisë së Tiranës, me mbështetjen e Ambasadës amerikane në Tiranë dhe pjesë përbërëse e saj, janë specialistë të Ministrisë së Financës, Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH).
...