Shkodra gdhihet e tmerruar nga ideja e centralit nuklear
Projekti i fundit i qeverisë për të ndërtuar një central bërthamor në grykëderdhjen e Bunës ka ngjallur reagimin e shkodranëve. Të irrituar, ata shprehen se një Kryeministër demokrat nuk duhej t‘i bënte një dhuratë të tillë Shkodrës që konsiderohet bastion i Partisë Demokratike. Në rrugët kryesore, dje janë vënë postera, ku u bëhet thirrje qytetarëve të bashkohen për të ndaluar ndërtimin e centralit bërthamor. "Të bashkohemi për të ndalur kancerin në Shkodër dhe lindjet e deformuara që do shkaktojë centrali bërthamor", thuhej në postera.
Qytetarët i kanë bërë thirrje Kryeministrit të mos e ndërmarrë këtë veprim absurd, madje të intervistuarit nga "Shqip", shprehen se Berisha nuk duhej t‘ia bënte këtë "dhuratë" Shkodrës, qytetit i cili gjithnjë e ka përkrahur. "Ky është një veprim absurd. E gjithë Shkodra deri në Tiranë do të shuhej nëse aksidentalisht apo me dashje do të shpërthente centrali, pasi distanca në vijë ajrore me Tiranën është shumë afër dhe pasojat do të ndiheshin deri 30 vite me pas për gjithë banorët e zonës. Nuk e kuptojmë se si një Kryeministër mund ta bëjë një veprim të tillë për vendin e tij e për më shumë për Shkodrën, që është bastion i demokracisë. Shpresojmë që të mos jetë serioze, pasi askush më shumë se sa Shkodra dhe shkodranët do ta urrejnë Sali Berishën", thotë për "Shqip", qytetari Fatmir Kola. Një qytetar tjetër, Vitor Marku, shprehet: "Nuk mund të besojmë që është e vërtetë. Kryeministri duhet të dalë në media dhe të tregojë se çfarë po bën. Duhet ta dijë Shkodra zoti Kryeministër. Ajo të dha votën, ndërsa tani shkodranët po bëhen gati të lënë përgjithmonë qytetin e tyre, pasi nuk mund të jetohet me frikën e rrezatimeve kancerogjene".
Megjithëse ende shumë njerëz në Shkodër nuk e kuptojnë domethënien e një centrali bërthamor. Frika dhe diskutimet në lidhje me këtë central, gjithnjë e më shumë po bëhen kryefjala e bisedave të ditës. Kur flitet për centrale bërthamore, menjëherë të shkon mendja tek incidenti i shpërthimit të centralit bërthamor në Çernobil të Ukrainës, 20 vjet më parë. I gjithë vendi u kthye në një varrezë masive dhe ku ende sot, njerëzit vdesin nga pasojat e përhapjes së rrezatimeve kancerogjene dhe vazhdojnë lindjet me probleme deformimi. Por përveç rrezikut që u kanoset njerëzve, një tjetër goditje e fortë që do t‘i bëhet vendit, është humbja e turizmit. Fakti që buzë detit Shqipëria mund të ndërtojë një central bërthamor, do të thotë se turistët e huaj, përfundimisht mund ta fshijnë atë nga guida e tyre turistike.
Por projekti i bashkëpunimit mes Kroacisë dhe Shqipërisë ka shumë gjasa që të mbetet vetëm një dëshirë nëpër shkresa, pasi transiti i energjisë nëpërmjet Malit të Zi, do të jetë pengesë për ta bërë realitet. Në Kushtetutën e Malit të Zi ndalohet prodhimi dhe kalimi tranzit i energjive nukleare dhe Mali i Zi, duke qenë mes këtyre dy shteteve, e ka mjaft të lehtë të mos e lejojë një gjë të tillë. Së fundi, qeveria malazeze ka reaguar ashpër kundër këtij centrali, i cili mund të ndikojë negativisht në turizmin e Malit të Zi dhe shkel konventat ndërkombëtare mes shteteve.
Ideja e centralit
Kroacia zgjodhi Shqipërinë
si vend jashtë BE-së
Ndërtimi i një centrali bërthamor nga një vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian detyron marrjen e përgjegjësive që lindin nga Traktati Evropian i Energjisë Atomike, Euratom, por Kroacia duket se dëshiron të programojë ndërtimin e një centrali të tillë në një vend jashtë BE-së si Shqipëria, për t‘u shpëtuar detyrimeve që rrjedhin nga traktati. Lajmi u bë i ditur nga ekspertë të çështjeve evropiane. Kroacia ka si detyrim për anëtarësimin e saj në BE të pranojë monopolin e Euroatomit në furnizimin me material bërthamor, por duket se nuk dëshiron t‘u hyjë telasheve të procedurave burokratike të BE-së dhe e sheh si më të lehtë e më të shpejtë ndërtimin e një centrali në Shqipëri. Traktati për energjinë bërthamore krijoi një agjenci të përbashkët për kërkimin dhe zhvillimin e energjisë bërthamore në atë që sot është Bashkimi Evropian. Kroacia, e cila shpreson të anëtarësohet në BE, në vitin 2011, ka të drejtë të zhvillojë energjinë bërthamore, por vetëm brenda rregullave të traktatit të energjisë atomike. Ndryshe nga Kroacia, Shqipëria ka pak gjasa të marrë anëtarësim të plotë deri rreth vitit 2020. Në rast se ideja për central bërthamor në Shkodër bëhet realitet, rregullat e përbashkëta mbi sigurinë energjetike që janë të detyrueshme për vendet anëtare të BE-së, mund të shmangen.