Shefat e diplomacive të BE-së diskutojnë për Islandën dhe Maqedoninë
Në takimin dy ditor të shefave të diplomacive të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të diskutohet kërkesa për anëtarësim e Islandës, e cila është paraqitur që më 16 korrik dhe bisedimet dypalëshe mes Shkupit dhe Brukselit. Ministrat e jashtëm do t’i kërkojnë të hënën Komisionit të bashkëpunojnë për të vlerësuar gradën e përgatitjes së Islandës për kandidaturën formale dhe të nisë negociatat. Zakonisht, negociatat e pranimit zgjasin disa vite, por Islanda është në një pozicion të mirë për një hyrje të shpejtë për shkak të traditës të gjatë demokratike dhe sepse është tashmë anëtar i Shoqërisë së Shkëmbimit të Lirë Europian dhe të Eurozonës, pra, është në linjë me kriteret që Brukseli ka vendosur për aderimin e një shteti. Zgjerimi i BE-së është bllokuar që pas hyrjes se Bullgarisë dhe Rumanisë në 2007. Republika e Maqedonisë, një kandidat zyrtar i BE që nga viti 2005, është ende duke pritur për të filluar bisedimet e hyrjes. Nesër kryediplomatët europianë do të bisedojnë edhe në lidhje me realizimin e reformave në kuadër të integrimit nga qeveria e Shkupit.
27 Korrik 2009