E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjenda e Bashës: Statusi i kandidatit dhe heqja e vizave



TIRANE- Përshpejtimi i kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian si dhe heqja e vizave për shqiptarët janë dy prioritet kryesore të diplomacisë shqiptare. Kështu thuhet në një deklaratë për shtyp të Ministrisë sonë të Jashtme ku bëhet e ditur se ministri Basha ka pasur një seri kontaktesh telefonike me homologët e tij. Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt, vendi i të cilit mban kryesinë e radhës së BE-së siguroi se presidenca suedeze do të mbështesë shqyrtimin pa vonesa të kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit, si dhe përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit shqiptare. Shqyrtimi i kërkesës së Shqipërisë është kërkuar publikisht edhe nga ministri i Jashtëm i Italisë dhe ish- zëvendëspresidenti i KE-së, Franko Fratini, në një deklaratë publike bërë në Trieste. Ndërkohë mësohet gjithashtu se kjo çështje ka qenë në qendër të bisedës telefonike mes Bashës dhe Fratinit

27 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›