Shefer: Në prill 2009, Shqipëria dhe Kroacia në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer konfirmoi dje se ishte i pakthyeshëm vendimi për pranimin e Shqipërisë dhe të Kroacisë në samitin e ardhshëm, ndërkohë që paralajmëroi se s’është e mbyllur dera për anëtarësime të reja
TIRANE - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ka konfirmuar anëtarësimin e me të drejta të plota të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancë në samitin e ardhëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Në një mesazh urimi me rastin e Festës së Vitit të Ri drejtuar ushtarëve në Afganistan, Shefer rikonfirmon edhe njëherë vendosmërinë e NATO-s për të vijuar me politikat e zgjerimit.
“Pjesa politike e NATO-s ka qenë mjaft e zënë gjatë vitit që po lëmë pas. Dy vende të tjera po përgatiten për t’u anëtarësuar dhe unë shpresoj që një ditë edhe një i tretë do t’i bashkohet atyre. Pavarësisht disa probleme jo pa rëndësi, ne kemi arritur që të mbajmë përforcojmë më tej marrëdhëniet tonë me partnerët tanë në Evropë dhe më gjerë, ndërsa kemi fillua negociatat për ristabizlimin e marrëdhënieve me Rusinë”, mësohet të jketë deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer.