Itali, mbërrijnë 291 emigrantë klandestinë
Sicili -Rreth 291 emigrantë klandestinë kanë mbërritur sot në Lampeduza dhe në Sicili, të Italisë. Emigrantët u shpëtuan nga rojet bregdetare italiane. Anija e parë me 120 persona në bord, të gjithë nga Afrika e Veriut, u rimorkiua gjatë natës së djeshme nga një motovedetë ushtarake italiane.
Tetëdhjetë e gjashtë nga këta emigrantë janë zbritur në Lampeduza dhe 34 janë dërguar në Porto Empedokle, në Sicili. Ndërsa anija e dytë me 171 emigrantë, 27 prej të cilëve gra dhe një i porsalindur, shumica me kombësi nigeriane, mbërriti sot në mëngjes në portin e Lampeduzës.
Kampi i emigrantëve në ishullin e vogël, pjesërisht i dëmtuar më 18 shkurt nga një zjarr i vënë prej disa emigrantëve të zemëruar sepse ishin kërcënuar me riatdhesim të menjëhershëm, ka një kapacitet prej 500 personash dhe është mjaft i populluar. Të 171 emigrantët e mbërritur u vendosën në skelat e portit në pritje të dërgimit drejt një qendre tjetër pritjeje.