Vila, vendi i mistereve te jetes
Ashtu si cdo vend qe historia e tij rrjedh nga jeta e nje vendi, krahine deri ne berthame te familjes edhe arsyeja per te shkruar nje liber ndjek te njejten gjurme.
"Vila, pjese e krenarise lumjane", me autor Hyse Xhemali Hasen, botimet "Geer", percon nje kujtese modeste te nje vendi, qe per banoret e tij, do te thote me shume se entografi historike. Kujtesa e brezave eshte gjeja me e cuditshme qe asimilon koha, qofte nga kushtet sociale ashtu dhe ato historike. Mbi kete sistem "sekret" te konservimit, Hasa ka mundur te ndertoje nje liber krejtesisht memorizues, per nje nga vendet qe ka konservuar historite me interesante qofte ne kulture, tradite, arkeologji dhe etnografi. Duke germuar ne burime historike, si dhe ne "arkivin" e kujteses se bashkefshatareve te tij, Hasa vecon fshatin Vile, ne krahinen e Lumes, te perjashtuar nga historiku i qytetit te Kukesit, ku ben pjese kjo zone.
Historia e katundit te Viles, eshte ne vecanti ne kete liber, histori e kultures sa materiale aq edhe shpirterore, qe autori e deshmon edhe sot e kesaj dite te gjalle e origjinale. Vetem nje veshtrim historik ekziston per kete vend, shkruar ne kohen e socializmit, qe per vete natyren e rrethanave te veshtira, permban ngarkesa politike. Hasa veren se ky liber i eshte nenshtruar nje periudhe te gjate hulumtimi, duke perfshire cdo aspekt te jetes, duke e pare me shume si nje gur mbi historine e atij fshati, pak me gjere si nje gur mbi historikun e Kukesit, dhe ne nje mozaik me kulturen shqiptare ne pergjithesi.