Meta takimi me elektoratin ne Kolonje
25/03/2005 Meta
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvillur vazhduar turin paraelektoral në zonat e juglindjes së vendit. Meta ka zhvilluar dje takime në rrethin e Korçës dhe të Kolonjës. Në qytetin e Ersekës, kreu i LSI-së i ka kërkuar banorëve të kësaj zone që në zgjedhjet e përgjithshme vota e tyre të jetë për kandidatin e kësaj partie, Agim Selenica. Meta tha se "Kolonja dhe kolonjarët janë të majtë, dhe më gëzon fakti që vërej me kënaqësi te të gjithë ju një optimizëm real, duke shprehur edhe mbështetjen e pakursyer që do t'i dedikoni LSI-së, për ta nxjerrë atë forcën e parë politike në vend, për t'i dhënë fund kësaj politike të papërgjegjshme të qeverisjes së korruptuar dhe monopoliste, duke bërë të mundur dhënien fund njëherë e përgjithmonë këtij tranzicioni tejet të zgjatur". Gjithashtu, Meta ka prezantuar dhe prioritetet, ku do të bazohet programi i LSI-së për këtë zonë, si "zhvillimi i agrikulturës dhe turizmit, si dhe mbështetja për grupet kulturore, në mënyrë që t'i kthejë Kolonjës vlerat dhe traditat që i takojnë". Kandidati për deputet, Agim Selenica, tha se "si gjithë populli i Kolonjës edhe mua më është krijuar bindja se PS-ja e PD-ja duhet të largohen, duke i lënë rrugën prosperitetit e zhvillimit, që quhet LSI".