E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i EULEX-it, de Marnhac në Tiranë

TIRANE- Shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Rend dhe Ligj në Kosovë, EULEX,  Xavier Bout de Marnhac, do të mbërrijë të sot për një vizitë në Tiranë me ftesë të zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.

Marnhac dhe Haxhinasto do të zhvillojnë bisedime dhe më pas do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Shefi i EULEX-it do takohet më pas me ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani dhe do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi mes komponentit të Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›